GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shfajësohet Gjiknuri: Rama s’ka faj për takimet me agjentin e FBI

10:32 - 25/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shfajësohet Gjiknuri: Rama s’ka faj për takimet me agjentin e FBI
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Damian Gjiknuri ka folur për arrestimin e MCGonigal dhe dyshimet që bien mbi të, për lidhje me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë Edi Ramën.

Gjiknuri thekson se agjenti i FBI nuk ka lidhje me Ramën, ndërsa u ankua se 21 janari po tentohet të sfumohet si ngjarje.

Pyetje: Arrestimi i MCgonigal ka një prapaskenë tjetër me paratë që ka marrë, paratë janë paguar që zyrtari i FBI të zhvillonte veprime ndaj kompanisë së Nick Muzin. Do doja një koment tuajin

Pergjigje: Kjo nuk ka lidhje me konferencën, por nisur nga dokumenti që del. Së pari, kjo është tymnajë e fortë e ngritur nga opozita për të sfumuar 21 janarin dhe faktet e reja që kanë. Kjo është mëse e kuptueshme, kjo kuptohet nga gjasme që ngrihet një alibi. Nuk ka krim më të rëndë në hierarkinë e krimeve, sesa vrasja e qytetarëve, në disa vende quhet edhe gjenocid.

Zyrtari në fjalë, zyrtar shumë i lartë, drejtues i zyrës së Nju York, që mbulon një territor të gjerë, duhet të dini që Nju Jorku ka 50-60% të transaksioneve botërore. Ai ishte shumë i rëndësishëm. Ai akuzohet për lidhje të tij me pagesa të një oligarku rus. Ngjarjet që përmenden, nuk faktojnë krime të kryera nga autoritete shqiptare. Por ka patur një thyerje të etikës dhe besimit për kontaktet që ka bërë.

Për Nick Muzin, rasti i tij është tjetër. I është nënshtruar drejtësisë amerikane dhe askush se ka hedhur poshtë që paratë janë ruse. Ka dokumente zyrtare. PD e asaj kohe ka përfituar para ruse. Askush se mohon këtë. Në vetvete, problemi ka të bëjë me sesa drejt e ka zbatuar detyrën një zyrtar amerikan dhe jo me kontaktet me Shqipërinë. Ka lidhje që s’ka deklaruar takimet?

Po për këtë s’ka faj kryeministri, se si të rrinte ai pa takuar një zyrtar të lartë të FBI? Kuptoni diçka, për SHBA ky lajm ka rëndësi sepse cënohet autoriteti i FBI, por s’ka lidhje me Shqipërinë. Mos e bëni si Berisha se del një nga Tropoja, mik i Hajdarit dhe Berishës dhe ky lëvizka të gjithë çështjen e Muzin dhe historia kthehet në qesharake.

Doli tani kushëriri i Besnik Mustafajt dhe gjithë ky komplot u bëka nga zyra e Edi Ramës. Këto janë histori qesharake, se nuk e bëjnë as bukur. Marrin Sami Amenin dhe ia vene Daniel Craig. Unë kam një shpjegim psikologjik, Berisha nga rusofil kthehet në rusofob. Kështu e ka bërë gjithmonë.

Etiketa: akuzatGjiknuriKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Deklarata ‘bombë’:Basha përgjegjës për 21 janarin,Berisha urdhëroi

Deklarata ‘bombë’:Basha përgjegjës për 21 janarin,Berisha urdhëroi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com