GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shfaqet partnerja e Putinit, del në publik duke lavdëruar ushtrinë ruse (FOTOT)

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shfaqet partnerja e Putinit, del në publik duke lavdëruar ushtrinë ruse (FOTOT)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjimnastja olimpike ruse që besohet se është partnerja e presidentit Vladimir Putin, ka dalë për të udhëhequr një festival të gjimnastikës ritmike në Moskë.

Alina Kabaeva, 38 vjeçe, doli për të moderuar ‘Alina Festival’, duke rrëzuar thashethemet se ajo qëndronte e fshehur në Zvicër ose në një bunker në Siberi.

Kabaeva ka shënuar një dalje të rrallë publike, e cila mendohet se është zonja e Putin dhe mamaja e katër fëmijëve të tij, të cilët ai nuk i ka njohur kurrë zyrtarisht.

Ajo është shfaqur në skenë së bashku me qindra fëmijë të vegjël në ngjarjen shumë patriotike që shfaqte një kor ushtarak dhe simbolin famëkeq rus ‘Z’, i cili është bërë sinonim i luftës në Ukrainë .

Festivali përfshinte këngët patriotike të Bashkimit Sovjetik në një festë të fitores së vendit mbi nazistët, por tema synonte të rriste mbështetjen për ‘operacionin special ushtarak’ të ushtrisë ruse në Ukrainë.

Gjimnastja mbajti një fjalim emocionues duke e lidhur fitoren mbi nazizmin në Luftën e Dytë Botërore me ngjarjet në Ukrainë.

“Çdo familje ka një histori lufte dhe ne nuk duhet ta harrojmë kurrë, por ta përcjellim brez pas brezi”, -tha ndër të tjera 38 vjeçarja.

Putin pritet të përdorë Ditën e Fitores, 9 majin për të marrë një lloj fitoreje nga lufta e tij në Ukrainë, pavarësisht nga numri i të vdekurve rus që mendohet të kalojë 20,000.

Shfaqjet në Festivalin Alina pritet të transmetohen në televizionin shtetëror në prag të Ditës së Fitores. Ndryshe nga dy vajzat e rritura të Putinit, Maria dhe Katerina, Kabaeva nuk është sanksionuar nga Perëndimi.

Etiketa: Alina Kabaevane publikpartnerja e Putinitshfaqet

Lajme të lidhura

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Para
Trondit motra e Merushes: Fëmijët ishin në varrim, s’e dinin që po përcillnin nënën

“Do më therte edhe mua”/ I shoqi vrau nusen, dëshmia tronditëse e vjehrrës së Merushes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

09:13 - 12/11/26

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Njoftim...

Lexo më shumë
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

09:08 - 12/11/26
Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com