GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shfrenohet Benet Beci: 400 MLN lekë për vijat e bardha, favorizon në tender Ndoc Kullën

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Shfrenohet Benet Beci: 400 MLN lekë për vijat e bardha, favorizon në tender Ndoc Kullën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sikur ta dinin shkodranët se po paguajnë 400 milionë lekë nga taksat e tyre për vizimet e rrugëve kryesore, do të habiteshin. Sigurisht që edhe ekspertët do të thoshin se ky fond i tejkalon nevojat. Gjithsesi këtë e ka vendosur kryetari Benet Beci dhe ka njoftuar tenderin.

Bëhet fjalë për prokurimin me numër reference REF-98654-03-18-2024 dhe objekt  ‘Përmirësimi i Sinjalistike Horizontale dhe Vertikale në segmentet kryesore, Bashkia Shkodër’. Për projektin paratë do të merren nga buxheti i këtij viti në bazë të planit afatmesëm 2024-2026. Pra, Beci po u merr shkodranëve edhe taksat që do të paguajnë vitet e ardhshme për heqjen e vizave të bardha.

Në dokumentet e tenderit vërejmë që kryetari ka bërë disa manovra, të cilat shkelin ligjit mbi prokurimet, por i mundësojnë Becit që të abuzojë me fondin.

Deri me datë 3 prill 2024, kur ka qenë afati i fundit i dorëzimit të ofertave kanë shfaqur interes 5 kompani, ku RSM COMPANY kishte paraqitur ofertën më të lirë me vlerë 290 milionë lekë. Kjo kompani vlerëson se për të bërë vijëzimet në disa rrugë dhe për të vendosur tabelat përkatëse shpenzimet mund të mbulohen me 25 deri në 30% më pak se sa fondi limit i parashikuar.

Kryetari Beci nuk e ka pranuar ofertën, por e ka skualifikuar kompaninë me argumentin se nuk ka certifikim për vendosjen e sinjalistikës jo ndriçuese. Pra, kërkohet certifikim edhe për të bërë disa vija të bardha!

 

Kështu, duke gjetur këto argumente skualifikimi, në fund mbeti e vlefshme vetëm oferta e firmës “ JUBICA” SHPK, në pronësi të Ndoc Kullës. Duke mos patur asnjë konkurrent përballë, Kulla u shpall fitues nga Beci. Kjo kompani bëri ofertën më të shtrenjtë me vlerë 380 milionë lekë.

 

Pra, nëse kryebashkiaku do të ishte treguar i drejtë dhe do të pranonte ofertën më ekonomike, do t’i kishte kursyer qytetarëve të Shkodrës të paktën 90 milionë lekë. Kuptohet se cili është interesi i Becit që ia ka dhënë tenderin ofertës më të shtrenjtë. Prandaj tenderi është vlerësuar nga Open Data me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: benet beciShkodërtendervija te bardha

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
“Olsi trafikant i Xibrakës”, Edi Rama refuzon interpelancën në Kuvend

"Trafikant i Xibrakës", SPAK nuk pranon kallëzimin e vëllait të kryeministrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve
Aktualitet

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26

Kosto e jetesës për familjet shqiptare shënoi rritje të ndjeshme gjatë muajit të kaluar, teksa inflacioni u përshpejtua në 3,4...

Lexo më shumë
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com