GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shfrenohet Lali Eri, 250 MLN lekë për radiot e policëve, ia fal tenderin Jani Angjelit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali Eri do t’u blejë radio të reja policëve bashkiak, që të komunikojnë për vendosjen e gjobave ndaj qytetarëve. Kryebashkiaku u sofistikon infrastrukturën e komunikimit policëve

Lali Eri do t’u blejë radio të reja policëve bashkiak, që të komunikojnë për vendosjen e gjobave ndaj qytetarëve. Kryebashkiaku u sofistikon infrastrukturën e komunikimit policëve

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lali Eri do t’u blejë radio të reja policëve bashkiak, që të komunikojnë për vendosjen e gjobave ndaj qytetarëve. Kryebashkiaku u sofistikon infrastrukturën e komunikimit policëve, ndërkohë që me këto lekë i mbush llogarinë një kompanie të njohur në zhvatjen e tenderëve.

Më datë 7 dhjetor 2013, Bashkia Tiranë ka firmosur tenderin me numër reference REF-85740-10-30-2023 dhe objektiv “Sistemi i Komunikimit në distancë për Policinë Bashkiake”. Përmes këtij tenderi do të krijohet një sistem komunikimi, ku përmes 300 radiove që do t’u jepen policëve do të koordinohen me njëri-tjetrin. Për këtë tender është parashikuar të shpenzohen 250 milionë lekë (pa llogaritur TVSH). Pra, afro 833 mijë e 300  lekë do të jetë kostoja vetëm për një radio.

Bravo Lali Eri e bëre Policinë Bashkiake me pajisje më të shtrenjta se Pentagoni!

Dokumenti mësipër tregon tabelën e mjeteve, ku përveç radiove është një antenë dhe një faqe interneti. Sigurisht trajnime për të folur në radio dhe mirëmbajtja për dy vjet. Këto radio nuk mund të kushtojnë kaq shtrenjtë. Përndryshe, përse bashkia nuj bën publike dokumentet se si e ka llogaritur fondin limit.

Në fakt, tenderi është dizajnuar ta fitojë vetëm një kompani e paracaktuar dhe përvetësimi i fondit të madh bëhet përmes manipulimit të prokurimit me vetëm një pjesëmarrës.

Në përshkrimin e monitoruesit Open Data të bie menjëherë në sy “Flamuri i Kuq” që i është dhënë për shkak të riskut të korrupsionit.

Firma  “AES communication” Sh.p.k në pronësi të Jani Angjeli ka përfituar në këto kushte tenderin duke konkurruar me veten e saj. Janë përfituar kështu 250 milionë lekë pa u lodhur fare, ndërsa është marrë përsipër të trajnim policët për të përdorur radiot.

Theksojmë se  AES communication Shpk (Jani Angjeli) ka përfituar 7.4 milionë euro më periudhën 2014-2022 me kontrata të manipuluara kryesisht në departamentin e rendit, qoftë vendore apo në institucionet qendrore. Kjo kompani ka marrë mjaft tenderë edhe nga ish-ministri Lleshi si dhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e paraardhësit e tyre.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Thesarit, në katër vitet e fundit në tërësi kjo firma ka përfituar 6 miliardë lekë.

Emri i kompanisë fituese përmendet këtë vit, edhe në denoncimin e një biznesmeni Gerond Meçe në KPP, më 24 maj 2023, ku aludohet se Këshilli i Lartë Gjyqësor i kishte hartuar kushtet e tenderit 3.4 milionë euro për kamerat, në mënyrë që të fitonte Jani Angjeli.

Këshilli i Lartë Gjyqësor e rihapi sërish tenderin e anuluar nga Komisioni i Prokurimeve Publike, në fund të muajit Maj 2023, pas dyshimeve të forta se KLGJ kishte favorizuar një subjekt tregtar, duke e shpallur fitues.

Tenderi rezulton të jetë hapur në 29 gusht 2023, ndërsa afati përfundimtar për paraqitjen e ofertave ishte caktuar data 29 Shtator 2023.

KLGJ reflektoi edhe për vlerën financiare, e cila ishte 372 milionë lekë të reja, ndërsa në rihapjen e dytë të prokurimit u ul në 144 milionë lekë të reja.

Kujtojmë se këtë të premte, SPAK ka lëshuar 15 urdhër-arreste për aferën e inceneratorit të Tiranës, ku në pranga ka rënë një person i besuar i Erion Veliajt. Bëhet fjalë për Taulant Tushën, drejtori i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës. Shpresojmë që edhe ky tender të vendoset në të ardhmen në mes të fletëve të dosjes hetimore të Lali Erit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Erion VeliajPolicia BASHKIAKEradiored flagshpenzimetender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Kathemirini: Rrjetat e Erdoganit në Ballkan, popullatat myslimane…

Kathemirini: Rrjetat e Erdoganit në Ballkan, popullatat myslimane...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje të...

Lexo më shumë
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26
Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com