GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shfryhet aksioni me 14 të arrestuar në Elbasan, gjykata lë në burg vetëm 4 prej tyre

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Shfryhet aksioni me 14 të arrestuar në Elbasan, gjykata lë në burg vetëm 4 prej tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Elbasanit ka dhënë këtë të premte masat e sigurisë për 14 të arrestuarit që u prangosën tre ditë më parë në një lokal në zonën e Bradasheshit, ku tre prej tyre ishin të arrestuar, ndërsa të tjerët kundërshtuan urdhrin e kontrollit dhe u konfliktuan me Policinë.

Nga 14 të prangosurit, vetëm për 4 prej tyre u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa 2 të tjerëve iu caktua “arrest në shtëpi”, 7 me masën “detyrim paraqitje”, ndërsa të miturit 17-vjeçar, djali i pronarit të lokalit, është lënë pa asnjë masë sigurie.

Më konkretisht:

  • Akil Kërtusha, 49 vjeç – arrest me burg
  • Stefan Memelli, 46 vjeç – arrest me burg
  • Maksim Suçi, 47 vjeç – arrest me burg
  • Egi Çaushi, 32 vjeç – arrest me burg
  • Ansen Mullai, 25 vjeç – arrest në shtëpi
  • Ergys Tusha, 39 vjeç – arrest në shtëpi
  • Ervin Cani, 36 vjeç – detyrim paraqitje
  • B.M., 53 vjeç – detyrim paraqitje
  • Jurges Mullai, 30 vjeç – detyrim paraqitje
  • Blerim Heta – detyrim paraqitje
  • Taulant Zykollari, 52 vjeç – detyrim paraqitje
  • Arjan Dada, 49 vjeç – detyrim paraqitje
  • Endri Dada, 29 vjeç – detyrim paraqitje
  • Juxhino Zykollari, 17 vjeç – pa masë sigurie (i mitur)

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të kryera në bashkëpunim.

Vendimi i sotëm është dhënë nga gjyqtarja Megi Strakosha.

gijotina.com/

Etiketa: ElbasanPolicia

Lajme të lidhura

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë
Aktualitet

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

17:52 - 22/10/26
‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP
Aktualitet

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

17:18 - 22/10/26
Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje
Aktualitet

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

16:59 - 22/10/26
Para
“Paketa e Maleve” hyn në fuqi/ Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro hapet rruga për investime në zonat malore

"Paketa e Maleve" hyn në fuqi/ Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro hapet rruga për investime në zonat malore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë
Aktualitet

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

17:52 - 22/10/26

Partia Popullore Evropiane (EPP) ka reaguar lidhur me protestat studentore në Shqipëri dhe dhunën policore. EPP i ka dhënë një...

Lexo më shumë
‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

17:18 - 22/10/26
Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

16:59 - 22/10/26
Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

16:33 - 22/10/26
Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

16:19 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com