GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shfrytëzonin 26-vjeçaren për prostitucion, 2 në pranga në Gjirokastër

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shfrytëzonin 26-vjeçaren për prostitucion, 2 në pranga në Gjirokastër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shtetas janë arrestuar në Gjirokastër, pasi shfrytëzonin një 26-vjeçare për prostitucion. Operacioni i koduar “Last night” është finalizuar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Arrestimet u bënë për shtetasit R. L., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe K. D., 31 vjeç, banues në Grabjan, Divjakë, të cilët akuzohen për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” kryer në bashkëpunim. Po ashtu, u proceduan penalisht edhe dy shtetas të tjerë për moskallëzim krimi. Gjatë operacionit u sekuestruan një shumë parash dhe 6 celularë të dyshuar të përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Mësohet se u ndaluan shtetasit Roberto Leka dhe Kristo Duraku për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Last night”.

Shfrytëzonin një 26-vjeçare për prostitucion, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 6 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të prostitucionit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Last night”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit R. L., dhe K. D., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një 26-vjeçare nga Berati, e cila e ushtronte prostitucionin në qytete të ndryshme.

Në përfundim të veprimeve, u ndaluan shtetasit R. L., 27 vjeç banues në Tiranë dhe K. D., 31 vjeç, banues në Grabjan, Divjakë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit H. I., 40 vjeç, banues në Tropojë dhe R. N., 36 vjeç, banues në Libofshë, Fier, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për këtë rast dhe nuk kishin kallëzuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 6 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: qrrestiëem prostitutcione

Lajme të lidhura

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani
Aktualitet

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26
Para
Shkelja e ligjit zgjedhor, BIRN: Ministrja Balluku i përdor faqet e institucioneve si ‘mur’ për posterat e fushatës

Shkelja e ligjit zgjedhor, BIRN: Ministrja Balluku i përdor faqet e institucioneve si ‘mur’ për posterat e fushatës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare
Breaking Views

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sot me Finlandën, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për objektivat e saj në...

Lexo më shumë
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com