GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shfrytëzonin vajza shqiptare për prostitucion, 4 të arrestuar

12:59 - 19/03/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shfrytëzonin vajza shqiptare për prostitucion, 4 të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

7 vajza të mitura, mes tyre shqiptare, janë detyruar të kryenin prostitucion në Greqi. Për këtë rast janë arrestuar dy femra 25 dhe 21 vjeç dhe dy meshkuj 25 e 54 vjeç, të gjithë greke ndërsa në dosjen e çelur nga autoritetet greke janë përfshirë edhe 6 persona të tjerë. Të arrestuarit në Athinë janë Maria Sampou, 25 vjeç, Zaharias Kountoupis, 25 vjeç, Maria Mefsout, 21 vjeç dhe Emanuil Retzios, 54 vjeç. Viktimat e prostitucionit janë 7 të mitura të moshës 16-18 vjeç.

Maria Sampou dyshohet se, sipas të dhënave të mbledhura nga EL.AS., ka krijuar kontakte me të mitura që nga vera e vitit 2023 dhe ua ka bërë të lehtë gjetjen e “klientëve” për takime seksuale me pagesë, natyrisht duke marrë një pjesë të parave që kanë fituar. Në veçanti, për “shërbimet” e saj Maria thuhet se merrte zakonisht nga 50 deri në 100 euro në varësi të parave që merrnin të miturat (200-400 euro), ndërsa shumë herë ajo vepronte edhe si shoqëruese, duke i çuar vetë vajzat në takime.

Gjithashtu bie në sy se disa nga “klientët”, të cilët u takuan me të miturat, në konsultim me 25-vjeçaren Sampou, në vend të parave u siguronin atyre me pagesë lëndë narkotike, konkretisht kokainë. Ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve, dy prej tyre akuzohen se kanë transportuar të miturat drejt dhe nga hotelet ku kanë ndodhur takimet seksuale duke përdorur makinat e tyre. Njëri prej tyre është në fakt një shofer taksie. Më në fund, efektivët e policisë arrestuan edhe një 21-vjeçaren Maria Mefsout, e cila akuzohet se në një kohë të pacaktuar, por në të njëjtën periudhë veprimi me të arrestuarit e tjerë, ka shtyrë njërën prej të miturave në prostitucion duke marrë një pjesë të parave që ajo fitonte.

Etiketa: Prostitucionvajza te miturs

Lajme të lidhura

Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat
Aktualitet

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
Para
Projektligji për Policinë e Shtetit, Drejtori do të zgjidhet me…

Projektligji për Policinë e Shtetit, Drejtori do të zgjidhet me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat
Aktualitet

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26

GJKKO ka vendosur pushimin e akuzave ndaj 6 ish-zyrtarëve të ARRSH të cilët SPAK i akuzoi për shkelje në një...

Lexo më shumë
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com