Shfrytëzonte për prostitucion vajzat nga Rusia, arrestohet shqiptari

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, por kishte arritur të arratisej.

48-vjeçari joshte vajza nga Rusia dhe Ukraina për në Bolonja, duke provizuar një sallë kërcimi të rreme, por sapo vinin në Itali ato shfrytëzoheshin për prostitucion.

Denoncimi për shqiptarin ka ardhur nga një prej vajzave.

Aktualisht autori ndodhet në burgun e Croneos në Bolonja, në pritje të veprimeve të mëtejshme nga autoritetet italiane.

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT