GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Shi parash” në Kaliforni, qytetarët vrapojnë për të mbledhur kartmonedhat

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shi parash” në Kaliforni, qytetarët vrapojnë për të mbledhur kartmonedhat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje si nëpër filma ka ndodhur në Kaliforni, ku një “shi parash” filloi të binte nga qielli. Mijëra kartëmonedha filluan të fluturojnë nga një kamion i blinduar i transferimit të parave që lëvizte në një autostradë në Kaliforni të premten, dhe shoferët ndaluan automjetet e tyre, duke dalë për të mbledhur sa të mundeshin.

Mirëpo, gëzimi i drejtuesve të mjeteve ka zgjatur pak, pasi policia ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje për të rivendosur rendin, duke arrestuar fillimisht dy persona.

“Ka shumë video që tregojnë njerëz që vjedhin para duke i marrë nga rruga,” tha shefi i policisë së trafikut të autostradës së Kalifornisë, Curtis Martin në një konferencë shtyp.

Kartëmonedhat që ranë nga kamioni, janë mijëra dollarë, i përkasin bankës dhe duhet t’i dorëzohen një komisariati,” këmbënguli ai.

Ëndrra që zgjati pak, ndodhi kur dera e një kamioni të blinduar të transferimit të parave u hap papritur pranë San Diegos, jo shumë larg kufirit me Meksikën.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë shoferët që ndalojnë automjetet e tyre në mes të rrugës dhe në korsinë e urgjencës dhe vrapojnë për të mbledhur disa dollarë. Policia ka paralajmëruar se këto video do të përdoren për të gjetur ata që nuk i kanë kthyer paratë e grumbulluara në mënyrë të paligjshme.

Idk but someone def getting fired ?
(via @DemiBagby) pic.twitter.com/wvxEfyLZBw

— Overtime (@overtime) November 19, 2021
Etiketa: Kalifornipara

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Epidemiologu: Numri i të infektuarve, më i lartë nga se raportohet, të pavaksinuarit përbëjnë rrezik

Epidemiologu: Numri i të infektuarve, më i lartë nga se raportohet, të pavaksinuarit përbëjnë rrezik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com