GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shifrat e INSTAT: Që nga fillimi i pandemisë, gati 10 mijë vdekje më shumë në vend

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
India shënon mbi 39 mijë të infektuar me koronavirus në 24 orë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse në tremujorin e dytë të vitit 2021, vdekjet ishin shumë më të ulëta në krahasim me janar-mars, kur kulmoi pandemia, sërish ato vijuan të rriteshin në raport me periudhën e para Covid-19.

INSTAT ka publikuar treguesit demografikë për tremujorin e dytë 2021. Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2021 rezulton 5.777, duke shënuar një rritje prej 7,3 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2020, kur sapo kishin filluar të ndiheshin efektet e Covid-19 në shëndetin e popullatës.

Në krahasim me mesataren afatgjatë të së njëjtës periudhë për 2016-2019, një kohë normale pa pandemi, jetët e humbura janë rritur me 14.4%, ose 729 persona më shumë.

Pandemia është lehtësuar ndjeshëm në tremujorin e dytë 2021, në raport me janar-mars të këtij viti, kur jetët e humbura u rritën me 52% me bazë vjetore dhe tetor-dhjetor 2020, kur rritja ishte 70% me bazë vjetore (krahasimi bëhet gjithnjë me mesataren përkatëse tremujore 2016-2019).

Nga fillimi i pandemisë, që efektet i dha duke nisur nga tremujori i dytë 2020, vdekjet shtesë janë rritur ndjeshëm në vend, në krahasim me mesataren para pandemike 2016-2019.

Sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, për periudhën prill 2020 deri në qershor 2021, janë 9,953 vdekje më shumë në vend, në raport me periudhën përkatëse mesatare 2016-2019. Rritja është gati 37%. (shih grafikun: Rreth 10 mijë humbje jete shtesë që nga fillimi i pandemisë Vdekjet, Mesatarja tremujore 2016-2019-T II 2021). 

Sipas tremujorëve, shtesa më e lartë e jetëve të humbura ishte në tremujorin e katër 2020 (+3,380) dhe të parin 2021 (+3,322). Pandemia filloi të japë pasoja në humbjen e jetëve që në tremujorin e tretë 2020 (+1,684), ndërsa efektet vijuan të ndiheshin dhe në pril-qershor të këtij viti (+729)- shih grafikun: Shtesa e vdekjeve sipas tremujorëve, në raport me mesataren përkatëse 2016-2019 (nr) 

Sipas qarqeve, në tremujorin e dytë të vitit 2021 (në krahasim me mesataren përkatëse 2016-2019), rritja më e lartë e jetëve të humbura ishte në Fier (+23%), Shkodër (+21.7), Tiranë (+19.7%), Gjirokastër (+19%).

Kukësi, Lezha dhe Dibra shënuan rënie, për herë të parë që nga fillimi i pandemsë, që luhatej midis 2.6-4.4 më pak se mesatarja e para-pandemisë./MONITOR

Etiketa: InstatPandemiViktimaVirus

Lajme të lidhura

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave
Aktualitet

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave

11:15 - 11/11/26
Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Para
Teuta-Shamrock Rovers. Një finlandez vendos drejtësinë në ‘Elbasan Arena’

Teuta-Shamrock Rovers. Një finlandez vendos drejtësinë në ‘Elbasan Arena’

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com