GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shifrat e INSTAT, Sula: Tjetër hije skandali me naftën, kontrabanda vijon

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shqipëria vend i pleqve”, Sula: Qeveria është shkëputur nga realiteti  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shifrat e INSTAT dhe ato të Ministrisë së Financave për konsumimin dhe importin e karburanteve në tremujorin e dytë të 2022 bien ndesh me njera tjetrën, çka shton dyshimet për çfarë po ndodh në tregun shqiptar.

Deputeti demokrat, Dashnor Sula shkruan se ndërkohë që sipas INSTAT karburanti i shitur në treg është rritur me 5.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, importi rezulton që në të njëjtën periudhë të jetë reduktuar me 16.7%.

“Tjetër hije skandali me naftën! Kjo çështja e naftës në Shqipër po merr përmasa të mëdha çdo ditë e më shumë. Vetëm duke lexuar letrat e institucioneve shtetërore të komanduara nga kjo mazhorancë konstatojnë se kemi të bëjmë me një skandal. Sipas INSTAT në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara”, volumi i shitjeve në tre mujorin e dytë të 2022 është rritur me 5,2%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021. Ndërkohë në kontrast me të dhënat e INSTAT, të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se për të njëjtën periudhë importi i karburanteve ishte me rënie, duke u reduktuar me 16.7% me bazë vjetore për Prill-Qershor 2022! Kemi dy të dhëna qe janë në kontraditë me njëra-tjetrën. Nga njëra anë kemi INSTAT që thot se konsumi i naftës në tre mujorin e dytë të vitit 2022 është rritur me 5.2%, ndërsa nga ana tjetër kemi raportet e Ministrisë së Financave që thotë se është ulur ndjeshëm me 16.7% importi i naftës. Lind pyetja: Ku e gjetëm ne naftën që shitëm kur importi është ulur dhe konsumi është rritur?“, shkruan Sula.

Sipas tij, tri janë shpjegimet e mundshme për këtë: Importi i naftës kontrabandë, sasia e naftës së munguar është plotësuar nga nafta që nxirret në Shqiëpri, ose grosistët kanë mbushur rezervat me naftë në kohën kur ishte lirë në bursë dhe tani e shesin me çmime të larta.

“Tani, nga një analizë të thjeshtë ka tre opsione : 1- Importi i naftës kontrabandë ka vijuar pa iu dridhur qerpiku i syrit  madje duke thyer edhe embargon me Libinë siç është rasti i fundit që ka disa ditë e institucioneve i është mbyllur goja te thonë kush qëndron pas. 2.Sasia e naftës që ka munguar nga importi pra kjo sasia 16.7% dhe shtesa e konsumit prej 5.2% është plotësuar nga nafta që nxirret në Shqipëri. 3.Ose dhe opsioni tjetër që grosistët kanë mbushur çdo rezervë me naftë gjatë kohës që ishte e lirë në bursë dhe në tregun me pakicë në Shqipëri e kanë shitur sa frëngu pulën. Në të trija rastet ata qe dalin të humbur janë shqiptarët. Vidhen me çmimin, vidhen me cilësinë dhe vidhen nga zyrtarët që marrin rryshfetin për të lejuar këto parregullsi.”, shkruan Sula.

Etiketa: Dashnor SulaInstat

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
Përmbytjet, rritet numri i viktimave në Itali, autoritetet kërkojnë evakuimin e banorëve

Përmbytjet, rritet numri i viktimave në Itali, autoritetet kërkojnë evakuimin e banorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com