GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shifrat paraprake, pjesëmarrja në votime më e lartë se në zgjedhjet e kaluara

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
OSBE për zgjedhjet e 14 Majin: Abuzime me fondet shtetërore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, ku rezulton se deri në orën 19:00 kanë marrë pjesë në votim 42.16% e qytetarëve.

Sipas statistikave të raportuara nga 3010 qendra votimi nga 5225 gjithsej, kanë votuar 858,099 qytetarë nga një total prej 2,035,190 zgjedhësish të regjistruar në listat e këtyre qendrave. Kjo shifër përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën orë në zgjedhjet e mëparshme.

Krahasimi me vitet e mëparshme

Më 14 maj 2023, pjesëmarrja në orën 19:00 ishte vetëm 37.79%, me 987,718 votues nga 2,613,854 zgjedhës, duke treguar një interes më të ulët elektoral në atë proces.

Ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit 2021, pjesëmarrja deri në orën 20:00 kishte arritur në 48.59%, që mbetet ende rekordi më i lartë i dekadës së fundit për këtë orar.

Të dhënat tregojnë se zgjedhjet e këtij viti po përjetojnë një rikthim të interesit qytetar për votim, pas një ulje të ndjeshme në vitin 2023. Pavarësisht se ende nuk është arritur pjesëmarrja e vitit 2021, rritja prej mbi 4 përqind krahasuar me 2023-shin konsiderohet një indikator pozitiv për klimën e mobilizimit politik.

Vlen të theksohet se pjesëmarrja është një faktor kyç në përcaktimin e legjitimitetit dhe përfaqësimit të institucioneve që do të dalin nga këto zgjedhje. Mbetet për t’u parë nëse ky trend në rritje do të vijojë, apo do të ngelet në këto nivele.

Po ashtu, rreth 195 mije kane votuar dhe nga Diaspora duke e çuar numrin total të votuesve për këto zgjedhje në 1.7 milion votues nga 3.71 milion votues në total që janë të regjistruar në KQZ.

Përmbledhtazi, mund të thuhet se vetëm 1.75 milionë shtetas votuan, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore. Ose ndryshe mund të thuhet se votuan vetëm 46% e të gjithë shtetasve me të drejtë vote (brenda e jashtë vendit).

Kjo shifër është 1% më e larte se në vitin 2021, e cila u mbyll me përqindjen e pjesëmarrjes 44.93%.

Etiketa: Kryesore1votimeZgjedhjezgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë
Aktualitet

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

19:53 - 10/09/26
Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës
Aktualitet

Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

19:37 - 10/09/26
“Ministrat ikin e vijnë, vjedhja mbetet e njëjta”- Pankarta ironizuese ndaj Ramës: Demokracia nuk është monolog!
Aktualitet

“Ministrat ikin e vijnë, vjedhja mbetet e njëjta”- Pankarta ironizuese ndaj Ramës: Demokracia nuk është monolog!

19:30 - 10/09/26
Para
Abilekaj: Celibashi tregoi se bën gjithçka për interesat e Edi Ramës

Abilekaj: Celibashi tregoi se bën gjithçka për interesat e Edi Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26

Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durrës për...

Lexo më shumë
“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

19:53 - 10/09/26
Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

19:43 - 10/09/26
Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

19:37 - 10/09/26
“Ministrat ikin e vijnë, vjedhja mbetet e njëjta”- Pankarta ironizuese ndaj Ramës: Demokracia nuk është monolog!

“Ministrat ikin e vijnë, vjedhja mbetet e njëjta”- Pankarta ironizuese ndaj Ramës: Demokracia nuk është monolog!

19:30 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com