GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shifrat/ Shpenzimet e familjeve për arsimin po rriten, përkundër cilësisë në rënie

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shifrat/ Shpenzimet e familjeve për arsimin po rriten, përkundër cilësisë në rënie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arritjet mësimore të dëshmuara nga testimet ndërkombëtare PISA kanë pësuar rënie ndërmjet 2018 dhe 2022, por shpenzimet e familjeve shqiptare në vlerë për arsimin po vijnë në rritje.

Mesatarisht, një familje shqiptare shpenzoi 2,766 lekë në muaj në vitin 2021 (33,192 lekë në vit) për blerjen e shërbimeve arsimore. Kjo nënkupton pagesa për transportin, tarifa të kërkuara nga shkolla publike për logjistikë (rojë sigurie, ngrohje etj. dhe pagesa që lidhen me ndjekjen e arsimit privat), sipas të dhënave nga anketa e buxhetit të familjeve të INSTAT.

Në vitin 2023 një familje shqiptare shpenzoi mesatarisht 3209  lekë në muaj ose 38,503 lekë në vit.  Ndërmjet vitit 2021 dhe 2023 shpenzimet për arsimin në vlerë u rriten me 16% për familje.  Kjo rritje është e mesatarizuar për të gjitha familjet shqiptare, por shpenzimet e familjeve që kanë fëmijë janë rritur shumë me tepërt se 16 për qind. Shkollat private kanë aplikuar rritje të konsiderueshme të tarifave dy vitet e fundit për shkak të shtimit të kostove në burime njerëzore etj.

Shqipëria ka bërë dy dekada pas në sektorin e arsimit, sipas testimit të kryer në vitin 2022 me nxënësit 15-vjeçarë. Në matematikë, ata morën 368 pikë, 69 pikë më pak se në testin e 2018 dhe 21 pikë më pak se më 2012.

Në letërsi morën 358 pikë, 47 më pak se më 2018 dhe 35 më pak se më 2012. Edhe në shkenca, rënia e ishte e ngjashme. Numri i përgjithshëm i shkollave është ulur ndjeshëm gjatë viteve të fundit me përjashtim të nivelit parashkollor. Institucionet publike janë ofruesit kryesorë të arsimit, që zënë 88% të shkollave në arsimin para -universitar dhe 76% në arsimin e lartë.

Por në kontekstin e rënies së përgjithshme të numrit të nxënësve regjistrimi në sektorin privat në të gjitha nivelet që nga arsimi parashkollor në atë të lartë çka po ndikon në rritjen e shpenzimeve të familjeve. Mungesa e sigurie dhe oraret e pa-përshtatshme po bëjnë që gjithnjë e më shumë prindër që punojnë të çojnë fëmijët në shkollat private dhe pse cilësia e tyre nuk është konkurruese me shkollat publike.

Shqipëria është para një nevoje urgjente për të përmirësuar financimin për sektorin e arsimit dhe për një shpërndarje më të mirë të burimeve vuri në dukje UNESCO ( Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) në një analizë të posaçme të Arsimit në Shqipëri që u publikua kohët e fundit.

/Monitor.al/

Etiketa: arsimInstatKryesore1shpenzime

Lajme të lidhura

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Aktualitet

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

11:28 - 22/08/26
“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta
Aktualitet

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

11:12 - 22/08/26
Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës
Aktualitet

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

10:55 - 22/08/26
Para
Superioria/ Partizani mundet nga Bylisi

Superioria/ Partizani mundet nga Bylisi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe
Kosovë & Rajon

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

11:50 - 22/08/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Podujevë, ku një 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Sipas...

Lexo më shumë
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

11:28 - 22/08/26
“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

11:12 - 22/08/26
E shtuna vjen me dy përballje interesante: Laçi pret Elbasanin, Partizani sfidon Teutën

E shtuna vjen me dy përballje interesante: Laçi pret Elbasanin, Partizani sfidon Teutën

11:06 - 22/08/26
Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

10:55 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com