GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Simbol i qëndresës dhe guximit’/ Berisha: Lamtumirë Shik Stërmasit, jetoi si hero dhe iku si legjendë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Simbol i qëndresës dhe guximit’/ Berisha: Lamtumirë Shik Stërmasit, jetoi si hero dhe iku si legjendë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Shpëtim “Shik” Stërmasit, duke e cilësuar atë një figurë të shquar dhe një hero të qëndresës ndaj diktaturës komuniste.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Stërmasi, pjesë e një familjeje të vjetër atdhetare të Tiranës, u arrestua në moshë të re dhe kaloi dekada në burgjet e regjimit komunist, ku qëndroi i palëkundur përballë hetuesve dhe torturave.

Pas rënies së diktaturës, sipas Berishës, Stërmasi shërbeu si zyrtar dhe oficer i lartë policie në Ministrinë e Brendshme, si dhe drejtoi policinë në disa rrethe të vendit.

Berisha e përshkruan atë si një qytetar të ndershëm e dinjitoz, si dhe prind e bashkëshort shembullor. Në fund të mesazhit, ai i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve të Stërmasit, duke e cilësuar atë si një njeri që “jetoi si hero i pamposhtur dhe iku si legjendë”.

Postimi i plotë:

Shik Stërmasi jetoi si hero dhe u largua si legjendë!

Miq, Shik (Shpëtim) Stërmasi mbylli dje sytë përgjithmonë. Pasardhës i një familjeje të vjetër atdhetare të Tiranës, me kontribut të veçantë në jetën e qytetit, Shik Stërmasi do të arrestohej i ri dhe do të kalonte dekada në burgjet më të egra të diktaturës si armik i regjimit komunist. Ai do të qëndronte si një hero i vërtetë përballë hetuesve xhelatë dhe torturave më çnjerëzore.

Pas rënies së diktaturës komuniste, Shik Stërmasi punoi si zyrtar e oficer i lartë policie në Ministrinë e Brendshme, drejtues trim, i ndershëm dhe guximtar i policisë në disa rrethe të vendit. Ai ishte një qytetar i virtutshëm dhe dinjitoz i Tiranës, prind dhe bashkëshort shembullor.

Duke shprehur nderimin tim më të madh për personalitetin e tij dhe mirënjohjen më të thellë për kontributin e tij të çmuar, i shpreh familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve të tij ngushëllimet më të ndjera. I lutem Zotit që shpirti i madh i Shikut të tyre të dashur, që jetoi këtë jetë si një hero i pamposhtur dhe iku si legjendë, të gjejë paqen e merituar.

Ngushëllime! #sb

Etiketa: berishastermasi

Lajme të lidhura

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26
Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami
Aktualitet

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Para
E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë

Fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare, premtimi i Islam Dudaev: Shihemi në Botëror, Shqipëria është shtëpia ime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26

Parku Kombëtar i Llogorasë është përfshirë nga mjegulla e dendur, duke krijuar një panoramë të pazakontë në një prej atraksioneve...

Lexo më shumë
Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com