GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SHISH ndihmë SPAK-ut, ja si do gjurmohen zyrtarët e korruptuar

20:25 - 05/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHISH ndihmë SPAK-ut, ja si do gjurmohen zyrtarët e korruptuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryesocialisti Edi Rama në Asamblenë Kombëtare pati këtë kërkesë ndaj SHISH kur tha se:

“Unë pres që dhe Shërbimi Informativ t’i bashkohet thellësisht kësaj lufte, duke u transformuar me forcën e së drejtës që i jep detyra, të së vërtetës dhe të profesionalizmit që kërkon misioni nga një dispeçeri kombëtare thashethemesh me shkrim  ku duhet të lexosh 1000 faqe për të gjetur një fletë me informacion kuptimplotë për keqbërësit brenda zyrave të shtetit apo rreth institucioneve të shtetit”.

Ky deklarim i kryesocialistit Edi Rama mund të ketë ardhur si rrufe në qiell të hapur për Asamblenë Kombëtare Socialiste,  por aspak i tillë për njerëzit e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu,  raporton se  në mbledhjen e parë të Vlora Hysenit, me drejtorët e departamenteve në Aparatin Qendror e ata të rretheve,  kur mori detyrën e numrit një të inteligjencës shqiptare, kërkoi informacione kualitative e jo thjesht për mbyllur ditën e punës.

Një prej porosive të drejtores Hyseni në mënyrë specifike ishte për drejtorinë e antikorrupsionit në SHISH,  për më shumë informacion mbledhje,  me fokus zyrtarë të korruptuar në të gjithë nivelet.

Deklarimi Edi Ramës shikohen brenda SHISH  si një nevojë e domosdoshme që ky institucion ka për transformim dhe modernizim të gjithanshëm në shërbim jo vetëm të Sigurisë Kombëtare.

Në kushtet e anonimatit një burim i Top Channel në SHISH thotë se një sër ndryshimesh me karakter transformues në këtë  institucion kanë nisur pothuaj që në muajin prill të këtij viti, kur kryeministri  i besoi postin e rëndësishëm zonjës Hyseni.

Një prej objektivave parësor  dhe sfidë për drejtoreshën Hyseni e të gjithë ata që shërbejnë në SHISH,  është  shndërrimi në një shërbim inteligjent efektiv dhe të dobishëm në zbatimin e politikave të shtetit.

Në plan të parë të këtij procesi thotë i njëjti burim, paraqitet roli thelbësor që ky institucion duhet të luajë në mbështetje të SPAK dhe organeve të tjera ligjzbatuese në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe çuarjen e zyrtarëve të korruptuar përpara drejtësisë.

Megjithatë  ky rol i pritshëm thekson i njëjti burim,  nuk duhet keqkuptuar kurrsesi me principet ndërkombëtare mbi rolin e inteligjencës, që e vlerësojnë të gabuar nocionin se “Inteligjenca”, në vetvete, ka fuqinë për ta fituar një “luftë”, apo vlerësimit se edhe në konfliktet ndërmjet kombeve, përdorimi i inteligjencës është gjithmonë vetëm një nga faktorët që përcaktojnë fitoren ose humbjen.

Përkundrazi, pritshmëritë për organin kryesor të sigurisë në vend, lidhen thelbësisht me qasjen e drejtuar nga inteligjenca për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, krahas aspekteve të tjera që lidhen me sigurinë rajonale e më gjerë, ku SHISH ka qenë dhe vijon të jetë kontribuues.

Etiketa: HyseniKryesore1RamaSHISHSpak

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Përleshje të armatosura, ekzekutohen 53 persona

Përleshje të armatosura, ekzekutohen 53 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com