GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shisnin drogë në lokal, arrestohet babai dhe djali

15:37 - 25/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia e kryeqytetit arreston 11 persona, ja për çfarë akuzohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka arrestuar dy persona, baba e bir, pasi dyshohet se shisnin drogë në lokal.

Në lokal janë gjetur 1 kilogramë lëndë narkotike. Po ashtu, është bërë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tyre.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Kashari”.

Shisnin lëndë narkotike kanabis, në lokalin e tyre, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).

Shpallet në kërkim një 28-vjeçar, bashkëpunëtor me këta 2 shtetas.

Procedohet në gjendje një shtetas që dyshohet se ka blerë lëndë narkotike në këtë lokal.

Sekuestrohet 1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që u gjet gjatë kontrollit në lokal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kashari”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-D. K., 50 vjeç dhe G. K., 20 vjeç (babë e bir), banues në Kashar;

-u shpall në kërkim shtetasi E. K., 28 vjeç, banues në Kashar;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. V., 21 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar, në afërsi të liqenit të Kasharit, shtetasin D. V., 21 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi D. V. e kishte blerë lëndën narkotike te lokali i shtetasve D. K. dhe G. K. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Etiketa: Kryesore1PoliciaTirane

Lajme të lidhura

Berisha: Rama nuk po mbron Mirlindën e AKSHI-t, por Lindën e tij të Surrelit
Aktualitet

Berisha: Rama nuk po mbron Mirlindën e AKSHI-t, por Lindën e tij të Surrelit

13:33 - 17/02/26
Konflikti në qendrën e votimit në Fushë-Milot, policia procedon dy persona
Aktualitet

Aksident me vdekje në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin

13:28 - 17/02/26
Berisha: Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut
Aktualitet

“Rama u betua për kokën e Lubisë”, Berisha: Balluku bëhet e penduar dhe hajde zëri besë asaj

13:22 - 17/02/26
Para
A do të marrë pjesë Putin në varrimin e Prigozhin?

A do të marrë pjesë Putin në varrimin e Prigozhin?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Rama nuk po mbron Mirlindën e AKSHI-t, por Lindën e tij të Surrelit
Aktualitet

Berisha: Rama nuk po mbron Mirlindën e AKSHI-t, por Lindën e tij të Surrelit

13:33 - 17/02/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi në konferencën e sotme për mediat se Edi Rama nuk po mbron Mirlinda...

Lexo më shumë
Konflikti në qendrën e votimit në Fushë-Milot, policia procedon dy persona

Aksident me vdekje në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin

13:28 - 17/02/26
Berisha: Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut

“Rama u betua për kokën e Lubisë”, Berisha: Balluku bëhet e penduar dhe hajde zëri besë asaj

13:22 - 17/02/26
Armand Duka uron Pavarësinë: Për ata që besuan e sakrifikuan, sot Kosova jeton e lirë

Armand Duka uron Pavarësinë: Për ata që besuan e sakrifikuan, sot Kosova jeton e lirë

12:52 - 17/02/26
SPAK jep pretencën për Bufin e Roskovecit, ja sa vite rrezikon të dënohet ish-kryebashkiakja

SPAK jep pretencën për Bufin e Roskovecit, ja sa vite rrezikon të dënohet ish-kryebashkiakja

12:41 - 17/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com