GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shiten karta SIM të paregjistruara në mes të Tiranës, përdoren për krime

16:28 - 27/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Shiten karta SIM të paregjistruara në mes të Tiranës, përdoren për krime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është vendi ku ligjet shkelen në sy të institucioneve dhe nuk merren masa ndëshkuese, për ti frenuar ato. Përpara Bankës së Shqipërisë, në zonën e njohur si “Dollari”, shiten çdo ditë numra telefonash nga individë të ndryshëm, në shkelje të hapur me ligjin dhe krejt në informalitet.

Në mes të rrugës dhjetëra tregtar të pa licencuar nuk shqetësohen nga ligji, dhe as Policia e Shtetit që patrullon vazhdimisht në këtë zonë për shkak edhe të trafikut që krijohet.

Tregtia e paligjshme e numrave vijon prej vitesh, dhe institucionet nuk kanë mundur ta ndalojnë edhe pse është vepër penale dhe që dënohet me ligj.

Në Nenin 293/d të Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë që flitet për shitjen e paautorizuar e kartave SIM, është e caktuar edhe masa ndëshkuese për këtë shkelje, që sjellë pasoja të rënda në rendin dhe sigurinë publike.

“Shkelja e rregullave të caktuara për shpërndarjen, shitjen dhe pajisjen me produkte/karta SIM përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në gjashtë muaj”, thuhet në Kodin Penal.

Numrat e shitura në treg të zi i përdor krimi

Shitja informale e kartave telefonike, është e rrezikshme për shkak se në shumicën e rasteve ato përdoren nga grupe kriminale, për vepra të ndryshme penale, siç është vendosja e eksplozivëve dhe komandimi i tyre përmes telefonave.

Ky fenomen është më shumë i përhapur në vendosjen e tritolit, në banesa apo makina të objektivave të aktorëve të krimit. Tritoli i vënë, komandohet nga këta individë nëpërmjet telefonit, dhe aktivizimi i tyre bëhet në momentin që objektivi ndodhet në vendin e tritolit.

Ngjarje të tilla janë edhe të vështira për tu zbardhur pasi procesi bëhet me karta SIM të paregjistruara të blera në treg të zi.

Po ashtu këto numra mund të përdoren edhe për telefonata mes këtyre personave apo për mashtrime dhe ju shpëtojnë përgjimeve të policisë apo institucioneve të drejtësisë.
Çmimet e këtyre kartave që shiten në mënyrë të paligjshme varjojnë nga 10 mijë lekë deri në 30 mijë lekë.

Kartat SIM të vitit 2022

Në qershor të vitit të kaluar Policia e Shtetit sekuestroi në aeroportin e Rinasit rreth 4 mijë karta SIM që vinin nga Britania e Madhe. Kartat u zbuluan nga skaneri në aeroport, ndërkohë që dyshimet e para ishin se këto karta mund të përfundonin në treg të zi dhe të përdoreshin nga individë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe persona të krimit.

“Njësia “C” për Hetimin e Krimit Kompjuterik, më datë 09.06.2022, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. H., për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, pasi në adresë të këtij shtetasi, ka ardhur me postë, në Rinas, një pako postare me 3991 karta SIM angleze”, njoftoi policia në 10 qershor të vitit të kaluar.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: karta simnumrattregu i zi

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Dëshmia e ish-rojes në Gërdec: Pashë flakën që doli nga…

Dëshmitë në GJKKO për Gërdecin/ “Kushte primitive, shkeleshin rregullat ...”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com