GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Shitet për 200 milionë dollarë, shtëpia më e shtrenjtë në Karaibe

09:09 - 06/06/23
në Kuriozitete, Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Shitet për 200 milionë dollarë, shtëpia më e shtrenjtë në Karaibe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Mystique qiellor” i Karaibeve, është një nga 32 ishujt e shtetit të pavarur të St. Vincent and the Grandines dhe është në pronësi të “Mustique Company”, një biznes privat në pronësi të pronarëve të shtëpive të ishullit.

Misterioze dhe e paarritshme, me peizazh të gjelbër të harlisur dhe plazhe të paprekura, kjo vijë bregdetare 5 km e gjatë është një parajsë mbi tokë.

Në shekullin e 20-të, ishulli u bë një strehë për “gjakët blu”, manjatët dhe yjet e rock-ut, mes tyre aristokratin anglez Colin Tennant, më vonë Lord Glenconner që bleu ishullin privat në 1958.

Por edhe Mick Jagger, motra e Mbretëreshës Elizabeth, Princesha Margaret, Aristotle Onassis, David Bowie dhe shumë të tjerë.

Ishte një kohë kur të gjithë njiheshin dhe nuk mungonin takimet e tyre nga njëra vilë në tjetrën, me darka e ahengje të pafundme prive, duke shtuar kështu një pjesë të glamurit të tyre në historinë e ishullit.

Në Mystique sot ka afërsisht 80 vila dhe vetëm një hotel, shumë prej të cilave janë në dispozicion me qira ose shitje.

Ndër to spikat vila “The Terraces”, vila më e madhe dhe më e shtrenjtë sot në Karaibe.

Shitet për 200 milionë dollarë - Shtëpia më e shtrenjtë në Karaibe

Shitet për 200 milionë dollarë - Shtëpia më e shtrenjtë në Karaibe

Shitet për 200 milionë dollarë - Shtëpia më e shtrenjtë në Karaibe

Koncepti i “The Terraces” u krijua nga amerikanja Mary Wells Lawrence, ekzekutive e një kompanie reklamash dhe drejtoresha e parë menaxhuese femër e një kompanie të listuar në Bursën e Nju Jorkut, dhe bashkëshorti i saj Harding Lawrence – zëvendëspresidenti i ndjerë i Continental.

Pas vdekjes së Harding në 2002 prona u shit, por zgjedhjet dekorative të çiftit ende jehojnë nëpër hapësirat e saj. Rezidenca është projektuar nga arkitekti Tom Wilson, i cili i bën homazh arkitekturës së pallateve italiane të shekullit të 16-të. Ajo është e mbushur me kolona mermeri, vepra arti dhe llambadar Murano, mobilje të Rilindjes dhe statuja greko-romake.

Shitet për 200 milionë dollarë - Shtëpia më e shtrenjtë në Karaibe

Shitet për 200 milionë dollarë - Shtëpia më e shtrenjtë në Karaibe

Në vitin 2002 vila u ble nga biznesmeni britanik Malcolm Healey, një manjat i shitjes me pakicë, i cili shtoi një dhomë lojërash prej 1100 m2.

Ndryshe nga arkitekti i pronës që u frymëzua nga pallatet e shekullit të 16-të, ky aneks i ri ka një estetikë krejtësisht të ndryshme dhe moderne nga pjesa tjetër e shtëpisë duke i dhënë asaj një prekje “të freskët” dhe më moderne.

“The Terraces” është vila më e madhe në Prive Mustique, me 9 suita, tre pishina dhe zona argëtimi, tarraca të bollshme që ofrojnë pamje mbresëlënëse panoramike të parcelës së saj prej 17 hektarësh, si dhe në brigjet e Karaibeve dhe Atlantikut.

Shitet për 200 milionë dollarë - Shtëpia më e shtrenjtë në Karaibe

Vila përbëhet nga një ekip mikpritjeje prej 18 personash, me dy shërbyes, tre shefa kuzhine, gjashtë amvise, gjashtë kopshtarë dhe një menaxher shtëpize, të gatshëm për të plotësuar të gjitha nevojat e çdo qiramarrësi.

Nëntë plazhet që rrethojnë ishullin, midis Karaibeve dhe Atlantikut, ofrojnë kushtet më ideale për zhytje dhe lundrim.

Me një vlerë të vlerësuar prej 200 milionë dollarësh, “The Terraces” është aktualisht vila më e shtrenjtë në Karaibe. Rezidenca jepet edhe me qira me koston e saj javore që varion rreth 150,000 €.

Shitet për 200 milionë dollarë - Shtëpia më e shtrenjtë në Karaibe

Etiketa: KaraibeThe Terraces

Lajme të lidhura

Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Para
VIDEO/ Aktivitet i paligjshëm, bllokohet trageti në Liqenin e Komanit

VIDEO/ Aktivitet i paligjshëm, bllokohet trageti në Liqenin e Komanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?
Aktualitet

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26

Kur Gjykata e Posaçme urdhëroi në tetor 2023 sekuestrimin e tre tokave pyjore në fshatin Pulaj të Velipojës, prokurorët argumentuan...

Lexo më shumë
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26
Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

17:04 - 25/02/26
Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin

Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin

16:54 - 25/02/26
Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

16:44 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com