GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dokument/ Shitja e bazës ushtarake në Sarandë, mashtrimi që çoi Xhaçkën në SPAK

14:44 - 13/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është paraqitur pasditen e së hënës në SPAK.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është paraqitur pasditen e së hënës në SPAK.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është paraqitur pasditen e së hënës në SPAK. Ministrja u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë dëshmi në cilësinë e personit që ka dijeni rreth hetimeve për privatizimet e pronave të ushtrisë.

Xhaçka tha se nuk ka asnjë shkelje ligji nga ana e saj dhe do t’i kallëzojë ata që shpifin. Në fakt, dokumentet dhe faktet tregojnë që nuk ka asnjë shpifje. Por, ministrja ka qenë pjesë e mashtrimeve për t’i shitur bazën ushtarake në Sarandë biznesmenit Shefqet Kastrati.

Në nëntor të vitit 2022, Gijotina.com ka publikuar provat dhe skemën se si Olta Xhaçka dhe ministrja Belinda Balluku kanë shkelur ligjin. Të duyja kanë zhdukur bazën e forcave detare.  Kujtojmë se, në vendimin numër 514 të Këshillit të Ministrave,  është përcaktuar vlera e kontratës së qirasë me tarifë 1 euro /kontrata ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe bashkimit të shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. dhe “Kastrati Group” sh.a.. Përfaqësuar nga shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk, si qiramarrës, për pasurinë shtetërore me sipërfaqe të përgjithshme rreth 265 mijë metër katror.

Brenda këtij territori ndodhet dhe një pronë me sipërfaqe rreth 39 mijë metra katror me numër 696,  që bën pjesë në planin e vendosjes dhe të përhapjes së Forcës Detare, për dhënien me qira të së cilës, duhet marrë më parë miratimi i Presidentit të Republikës.

Ndërhyrja e Olta Xhaçkës

Në projekt-kontratën e firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama, përveç ushtrimit të veprimtarisë në fushën e turizmit për 35 vjet, parashikohet dhe ndërtimi nga shoqëria qiramarrëse, i një bankine për forcat detare në gjirin e Limionit në Sarandë. Sipas dëshmitarëve, Ministrja Olta Xhaçka i thirri ushtarakët drejtues të Forcës Detare dhe i bindi duke u premtuar se “koncesionari” do t’u ndërtonte një bankinë të re për anijet e Forcës Detare.

Ndërkohë del nga skena Olta Xhaçka dhe fute në lojë Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në kontratën e publikuar më vonë në QKB, të koncesionarit me ministren nuk përfshihet konkretisht detyrimi për ndërtimin e një bankine të re për bazën e Forcës Detare Limioni. Kështu, në sipërfaqen e portit te jahteve merret edhe territori prej 39 mije m2 i Bazës se Forcës Detare Sarandë pa shpërblim.

SPAK sekuestron bazën detare në Sarandë

Për këto mashtrime dhe manipulime më datë 11 Mars, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për vënien nën sekuestro preventive të “Bazës Ndihmëse, Limion, Sarandë”. Një bazë e Forcave Detare, pronë e ushtrisë shqiptare e cila në korrik të viti 2020, me vendim të qeverisë, i është dhënë me qira. Si pjesë e një territori shumë më të madh, prej mbi 265 mijë metrash katrorë, bashkimit të shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. dhe “Kastrati Group” sh.a.. Shoqëria, sipas publikimeve në faqen e Concord Investment, parashikon ndërtimin e një kompleksi hotelesh, rezidencash. Si dhe një port jahtesh që do të ofrojë mundeshe për ankorim, për 400 anije.

 

Hetimi për këtë çështje ka nisur pas një kallëzimi të ish Zv.Komandantit të Forcës Detare Artur Meçollari, sipas të cilit, dhënia me qira është bërë në shkelje. Pasi kjo bazë është pjesë e Planit të Vendosjes dhe të Përhapjes së ushtrisë, e për këtë arsye do duhej marrë dhe miratimi i Presidentit të Republikës, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshme të Forcave të armatosura. Dhe ditën e sotme SPAK ka thirrur për të dhënë llogari ministren Olta XHaçka, tani radhën e Belinda Balluku.

Lexo edhe: https://gijotina.com/kastrati-zhduk-bazen-ushtarake-ne-sarande-zbardhet-mashtrimi-me-ndihmen-e-2-ministreve-te-rames/?fbclid=IwAR37vdBD-KRAHxYn8J_lNi1TZbkYS6ZKY11mOlCLPC1X3XWkm6tO3bocY34

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: auzimbaza ushtarake ne sarandedhenie me qiraflote detareOlta Xhackashitjer

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Bylykbashi: Në Vaun e Dejës blihen vota me paratë e ndihmës sociale

Bylykbashi: Në Vaun e Dejës blihen vota me paratë e ndihmës sociale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com