GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shkaktoi trazira në Kapitol, dënohet 18 vite burg

23:03 - 25/05/23
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Shkaktoi trazira në Kapitol, dënohet 18 vite burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i milicisë së krahut të djathtë, Steëart Rhodes, është dënuar me 18 vjet burgim për rolin e tij në trazirat në ndërtesën e Kongresit amerikan, më 2021. Rhodes, themelues i Oath Keepers, është dënuar nën akuzat për komplot rebelizmi dhe krime tjera.

Ai ka qëndruar jashtë Kongresit më 6 janar 2021, mirëpo ka qenë pjesë e planeve se kush duhet të hyjë në ndërtesë. Ky është dënimi më i gjatë ndaj një personi që ka marrë pjesë në trazira. Prokurorët kanë kërkuar 25 vjet burgim.

Rhodes është dënuar vitin e kaluar për pengim të drejtësisë dhe manipulim me dokumente. Në seancën e së enjtes, lideri i milicisë ka treguar pak pendim, dhe ka pretenduar se është i burgosur politik, duke insistuar se Oath Keepers, vetëm ka tentuar të mbrojë protestuesit tjerë.

Gjyqtari Amit Mehta i ka hedhur poshtë këto pretendime, dhe ka shprehur shqetësim për retorikën e dhunshme të Rhodes, duke përfshirë kërcënimet për të varur ish-udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Në trazirat e janarit të vitit 2021, mbështetësit e ish-presidentit, Donald Trump, e kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 – të cilat i ka fituar presidenti aktual, Joe Biden – dhe kanë hyrë në ndërtesë të Kongresit. Rhodes, ish-parashutist i ushtrisë amerikane dhe avokat i edukuar në Universitetin Yale, e ka themeluar grupin Oath Keepers më 2009.

Pjesëtarë të armatosur të këtij grupi kundër-qeveritar, janë parë në disa protesta, si dhe konsiderohen mbështetës të flaktë të Trumpit. Dhjetëra prej tyre kanë qenë prezentë në trazirat në Kongres. /Rel/

Etiketa: KapitoliSHBA

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Shpërthim në një fasoneri te Fresku në Tiranë

Shpërthim në një fasoneri te Fresku në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com