GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shkakton mbytje dhe mungesë të frymëmarrjes”, Dr Brataj: Sa gradë duhet ta mbani kondicionerin

12:14 - 12/07/23
në Aktualitet, Lajme, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shkakton mbytje dhe mungesë të frymëmarrjes”, Dr Brataj: Sa gradë duhet ta mbani kondicionerin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I ftuar në emisionin “Wake Up”, kreu i urgjencës kombëtare ka treguar se si të menaxhojmë temperaturat e larta që shkaktohen nga i nxehti afrikan.

Ai shprehet se kondicioneri është një opsion shumë i mirë për të menaxhuar të nxehtin, por këshillon që të mos lihet asnjëherë poshtë 22 gradëve, pasi mund të shkaktohen probleme shëndetësore.

Neada Muçaj: Në kushtet e shtëpisë, si mund të shpëtojmë nga i nxehti. Në këto kohë vetëm kondicionerin po përdorim, por edhe ai ka efektet e tij anësore.

Skënder Brataj: Duhet të mbahet në temperaturë e kontrolluar, sigurisht që kondicioneri është një gjë shumë e mirë, por jo temperaturat ekstreme. Nuk duhet të zbresim temperaturën nën 22 gradë, jo 18, jo 16. Në të ftohtë ne kemi ngushtimin e enëve të gjakut me qëllim që mban presionin arterial mbi 90 që të funksionojë qelizën cerebrale. Kur presioni bie poshtë asaj shifre, ne themi gjendje lipotimie, ose gjendje të fikëti në mënyrë popullore.

Kur ti del nga një ambient me këtë temperaturë në 40 gradë bëhet zgjerimi i enëve të gjakut, që do të thotë rritja e kapacitetit të gjakut në periferi. Ulja e presionit, po nuk mbërriti gjaku në tru, sigurisht që të krijon këto probleme. Në mosha të ndryshme, koha e përshtatjes është e ndryshme, sidomos tek moshat e treta dhe tek fëmijët, këto mekanizma nuk janë aq të sinkronizuara sa tek i rrituri. Prandaj është e këshillueshme që veç faktit që temperatura nuk duhet të vihet në minimum, sepse nëse ti e ke jashtë 40 gradë dhe e çon kondicionerin 18 sigurisht që nuk përshtatet dot asnjë lloj organizmi.

E dyta është ventilimi, ajrosja e ambienteve në të cilat rrimë. Në qoftë se kemi shtëpinë të ekspozuar drejt diellit, duhet të kesh perdet e errëta me qëllim që në kohën e pikut të mos hyjnë shumë rrezet ultravioletë. Varet nga lagështia e ajrit, ka umidificator që e përshtatin atë ose ka dhe umidificator që e shoh shumë pak të përdorur në Shqipëri, nuk përdoret.

Kur ti e vendos në shtëpi dhe shikon mbledhjen e 2-3 litrave ujë, thua si ka mundësi. Mirëpo ajo ndikon në procesin e shkëmbimit të gazrave në mushkëri. Prandaj kemi shumë probleme të mbytjes, të mungesës së frymëmarrjes, gjë që me të cilat mund t’i rregullosh dhe të kesh një ambient cilësor.

Etiketa: Bratajkondicionernxehtesi

Lajme të lidhura

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!
Aktualitet

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur
Breaking Views

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26
Inflacioni rritet me 2.6%/ Abuzimi me çmimet, eksperti: E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë
Breaking Views

Inflacioni rritet me 2.6%/ Abuzimi me çmimet, eksperti: E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë

20:09 - 08/04/26
Para
Ja çfarë i nevojitet shenjës tuaj të zodiakut për gjumin perfekt

Ja çfarë i nevojitet shenjës tuaj të zodiakut për gjumin perfekt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com