GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkaku i vrasjes ngelet “jetim”, publikohen mesazhet e Martin Çeços me Tina Pajollarin

12:39 - 05/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkaku i vrasjes ngelet “jetim”, publikohen mesazhet e Martin Çeços me Tina Pajollarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë publikuar për herë të parë mesazhet që Martin Çeço i ka dërguar Tina Pajollarit, vajzës që ai mendonte se ishte punonjësja e byrektores në Korçë për të cilën kishte shprehur pëlqim. Ka qenë data 8 Janar 2022 kur Martini i shkruajti Tina Pajollarit me idenë se po i shkruante vajzës së byrektores të quajtur Bora, por që 26-vjeçari nuk e dinte këtë identitet.

“Mirëmëngjes Tina. Çfarë bën? Si je, mirë? Jam ai djali që ishte para dy ditësh. Çfarë të tha ai djali? Mua më hyre në sy. Por unë të isha vënë që qëkuri por thashë ka ndonjë. Po të ketë mundësi të pi një kafe lali me babin se mami më ka vdekur”, shkruhet në mesazhin që Martin Çeço i ka dërguar vajzës së byrektores, por që 26-vjeçarit ia kishin prezantuar me emrin Tina Pajollari.

Këtë mesazh ai e dërgoi një ditë pasi priste përgjigje nga shoku i tij Rezart Dokolli, sepse ky i kishte premtuar që djali i tij dajës së tij i cili është nga fshati Goskovë do pyeste në fshat për vajzën e byrektores. Por enigma që mbetet është se kush i kishte dhënë Martinit emrin e Tina Pajollarit për vajzën që punon te byrektorja, e cila në fakt quhet Bora dhe janë dy vajza të ndryshme? Emisioni Uniko e zbuloi në puntatën e javës së kaluar për ekzistencën e dy vajzave, kur intervistoi Tina Pajollarin e cila tha se Martin Çeço i kishte dërguar mesazhe, por ajo nuk e njeh. Nga ana tjetër, 26-vjeçari që u gjet i vrarë kishte shprehur pëlqim për vajzën që punonte te byrektorja në Korçë, e cila në fakt është Bora dhe jo Tina.

Uniko intervistoi edhe Borën, e cila tha se ishte pyetur nga policia për këtë pjesë, por më pas i kishin kërkuar ndjesë. Në fakt, Bora është vajza për të cilën Martini kishte shprehur pëlqim, por 26-vjeçarin i kishin thënë se quhej Tina Pajollari. Shoku i Martinit, Rezart Dokolli është personi i cili e dinte pëlqimin e Martinit për Borën, pasi vetë i ndjeri ia kishte shprehur shokut të tij. Të dy bashkë, Martini dhe Rezart Dokolli, kishin shkuar një ditë në fshatin Goskovë dhe i kishin kërkuar dorën e vajzës babait të Borës. Por ky i fundit nuk kishte pranuar.

Në përballjen që gazetari Spartak Koka bëri me vajzën e byrektores të quajtur Bora dhe shokun e viktimës, Rezart Dokollin, vajza pranoi se Rezarti i kishte folur dhe se ai kishte shprehur pëlqimin ndaj saj dhe jo i ndjeri Martin Çeço. Por Rezarti i mohoi këto deklarata.

Marrë nga tvklan.al

Etiketa: Martin Ceco

Lajme të lidhura

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç
Aktualitet

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra
Aktualitet

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

08:57 - 22/12/25
Para
I tha yllit të Romës të largohet nga Italia, çfarë fshihet pas fjalëve të Mourinhos?

Zbarkoi për herë të parë në Shqipëri dhe fitoi Conference, Mourinho mendon ta bëj tatuazh fitoren në “Air Albania”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25

Fermerët në Greqi po vijojnë protestat edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por duke...

Lexo më shumë
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25
Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

09:07 - 22/12/25
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

08:57 - 22/12/25
Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

08:44 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com