GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shkalla e papunësisë zbriti në 11.6% në tremujorin e dytë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkalla e papunësisë zbriti në 11.6% në tremujorin e dytë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Cikli i rimëkëmbjes graduale të ekonomisë shqiptare nga efektet e pandemisë është reflektuar më shumë në treguesit e punësimit gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Të dhënat e Instat treguan se shkalla e papunësisë zbriti në 11.6%, nga 11.9% që kishte qenë në tremujorin e parë, por edhe në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020, shkalla e papunësisë është ulur me 0.2 pikë përqindje për burrat, dhe me 0.6 pikë përqindje për gratë.

Megjithatë, papunësia ngelet ende më e lartë krahasuar me periudhën e para krizës. Në matjen e fundit para se vendi të prekej nga pandemia, në fund të vitit 2019, shkalla e papunësisë kishte qenë 11.2%.

Sipas grupmoshave, zhvillimi më domethënës gjatë këtij tremujori është rënia e shkallës së papunësisë në segmentin më të brishtë, atë të të rinjve, dhe rritja e saj në grupmoshën më të konsoliduar në tregun e punës, atë mbi 30 vjeç. Sipas Instat, shkalla e papunësisë për të rinjtë nga 15-29 vjeç zbriti në nivelin rekord 19.9%, nga 23.3% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm dhe 21.4% në tremujorin e dytë 2020. Kjo është shkalla më e ulët e papunësisë së të rinjve e regjistruar ndonjëherë në serinë e të dhënave të Anketës së Forcës së Punës.

Për grupmoshën 30-65 vjeç, shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë u rrit në 9.5%, nga 9.1% që kishte qenë në tremujorin e parë dhe duke u kthyer në të njëjtin nivel me tremujorin II 2020.

Përmirësimet në tregun e punës ilustrohen edhe nga rritja e shkallës së punësimit, që për grupmoshën 15-64 vjeç është rritur në 60.7%, nga 59% që ishte në tremujorin e parë dhe 59.6% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe në shkallën e punësimit efektin më të madh e kanë dhënë të rinjtë, ku shkalla e punësimit është rritur në 41.6%, nga 38.9% në tremujorin e parë. Punësimi është rritur edhe në grupmoshën 30-64 vjeç, në 70.2%, nga 69% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm. Kjo tregon se rritja paralele e shkallës së papunësisë për këtë grupmoshë mund të lidhet me një pjesëmarrje në rritje në tregun e punës. Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës për popullsinë në moshë pune 15-64 vjeç u rrit në 51.7%, nga 50.5% që ishte në tremujorin e parë, por ngelet në një nivel lehtësisht më të ulët krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Sipas sektorëve, duket se ndikimin kryesor në rritjen e punësimit gjatë tremujorit të dytë e ka dhënë industria, me 10.8% më shumë krahasuar me një vit më parë. Kontribut pozitiv ka dhënë edhe sektori i shërbimeve, me një rritje vjetore të punësimit prej 3.1%, ndërsa në rënie të ndjeshme paraqitet bujqësia, ku numri i të punësuarve është tkurrur me 6.6%.

Pavarësisht tendencës përgjithësisht pozitive në treguesit e punësimit, gjatë tremujorit të dytë u shënua një rritje e lehtë e të dekurajuarve, që janë ajo pjesë e popullsisë jo-aktive (e moshës 15-64 vjeç) që nuk kërkojnë punë sepse nuk besojnë se mund ta gjejnë. Në tremujorin e dytë ata përbënin 11.6% të popullsisë jo-aktive, nga 11.2% në tremujorin e parë të vitit.

Burimi: Instat
Burimi: Instat

Monitor

Etiketa: Instatpapunesishkalla

Lajme të lidhura

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine
Aktualitet

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit
Ekonomi & Sociale

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

18:19 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Para
I shumëkërkuar nga policia për drogë, merr fund liria e Serbit, kapet në Durrës

Shpërndarje dhe kultivim të kanabisit, katër të arrestuar në Shkodër

TË FUNDIT

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?
Breaking Views

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?

20:21 - 02/10/26

Qytetarja në protestën e 125 qytetarë në Tiranë bëri thirrje drejtësisë që të arrestojë Belinda Ballukun. Gjithashtu hodhi akuza ndaj...

Lexo më shumë
Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com