GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Shkarkime dhe emërime, Berisha: Rama reagoi si padrino në përputhje me kodin e mafias

13:21 - 10/07/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkarkime dhe emërime, Berisha: Rama reagoi si padrino në përputhje me kodin e mafias
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga selia blu se SPAK nuk ka asnjë pengesë për të arrestuar Arben Ahmetajn për korrupsion. Berisha u shpreh se me emërimin e Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk bëri gjë tjetër veç se e dorëzon rendin në duart e bandave.

Sali Berisha: Në grahmat e fundit të regjimit të tij, Edi Rama, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, emëroi në krye të Ministrisë së brendshme Taulant Ballën, njeriun më të lidhur me bandat e Elbasanit, Lushnjes, Lirbazhit, Cërrikut, Shkodrës dhe Fushë-Krujës.
Pas ngjarjes horror, në të cilën anëtarët kryesorë të klanit më të egër mafioz të Shqipërisë se Mesme, Rrajat e partisë të lidhur direkt me Edi Ramën dhe Balln, keqtrajtuan shtazërisht Bilbil dhe Jashar Majën, Edi Rama regoi si një padrino.
Ai, në përputhje me kodin e mafias, nuk dënoi me asnjë fjalë të vetme barbarinë, aktin horror të klanit mafioz të Rrajave të tij, por urdhëroi me Twitter, shkarkimin e ministrit të familjes, Çuci dhe emërimin në vend të tij të Taulant Ballës dhe dorëzimin e kumbarës së klanit Rraja, deputet shumë i vlerësuar nga Edi Rama.
PD deklaron se Taulant Balla është politikani më i inkriminuar, më i akuzuar në 32 vite për lidhje konkrete, direkt të fuqishme me trafikun e drogës, vrasjet mafioze dhe krime të tjera.
Balla është politikani i akuzuar publikisht dhe me dokumente zyrtare si deputet që ka të regjistruar mbi 50 udhëtime me pasaportën e tij diplomatike jashtë vendit, për mburojë të veprimtarisë së supertrafikantit ndërkombëtar dhe njërit prej eksponentëve kryesorë të Bandës së Lushnjes, Edmond Begos.
Balla është politikani kryesor i akuzuar me zë dhe figurë në sallën e gjyqit se është ai i implikuar në masakrën e Elbasanit të vitit 2016, ku në përleshje mes bandave rivale u vranë 3 persona dhe u plagosën shtatë anëtarë.
Po në sallën e gjyqit ai është denoncuar si njeriu që ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra, pasi ai kishte në dorë dhue do i publikonte regjistrimet zyrtare që provonin implikimin e Taulant Ballës në lidhje me masakrën e Elbasanit.
Ministri i ri i Brendshëm i Edi Ramës, Taulant Balla, është i faktuar se në zgjedhjet prillit 2021, më datë 21 prill kishte angazhuar për blerjen e votave në Elbasan, trafikantin Mehmet Greca, të dënuar me 7 vite në Britani për trafik kokaine. Ai bashkë me prokurorin Shehu dhe Ardi Veliun, manipuluan ngjarjen ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë në Elbasan.
Balla është i lidhur direkt me veprimtarinë ekonomike kriminale dhe fitimit të qindra milionë lekë publike nga kompania e Gentian Sharrës, bashkëpunëtor i Talo Çelës dhe pjesëmarrës në masakrën e vitit 2016 dhe grabitjen e Rinasit.
Balla është politikani i inkriminuar, i lidhur kokë e këmbë me vbandën e trafikantëve dhe vrasëse Rrraja të Fushë-Krujës. Ai është personi i akuzuar nga oficeri Emiljhano Nuhu për ndërhyrjre direkte në komisarit për lirimin me forcë të kriminelit Rexhep Rraja, sot në kërkim, djalit të deputetit spocialist, Rrahman Rraja, i cili ishte arrestuar pasi kishte torturuar vajzën e pambrojtur Xhisiela Maloku.
Ai me Edi Rarmën, pas lirimit të kriminelit, kërcënuan dhe sulmuan me egërsi oficerin Nuhu, duke e detyruar të largohet nga vendi dhe të kërkojë azil.
Me emërimin e Ballës, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, emërohet ministër një person që ka aktualisht dy hetime penale të hapura, njëri komnëtar dhe tjetri ndërkombëtar.
Balla është i akuzuar në parlament si pritës i 5 milionë eurove para të sjella në Shqipëri me veturat Toyota Yaris. Ai këtë akuzë të bërë nga Lulzim Basha e ka mbyllur në Shqipëri, por jo në belgjikë ku hetohet bashkë me akuzuesin e tij.
Balla është thirrur disa herë në SPAK për lidhjet e tij me Gentian Sharrën dhe ndërhyrjet e tij korruptive për dhënien e paligjshme të tenderave te kompania e bashkëshortes së Gentian Sharrës.
PD deklaron se Edi Rama, duke emëruar në krye të rendit, Taulant Balla, eksponentin kryesor në politikë të lidhur me krimin,drogën, vrasje, e dorëzon në mënyrën përfundimtare rendin në duart e bandave të krimit të organizuar.
Edi Rama po i garanton organizatat kriminale dhe lidhjet e tij të faktuara me kartelet e Sinaloas se Shqipëria do jetë parajsa e trafiqeve dhe larjes së parave.

Etiketa: berishaKryesore1politik

Lajme të lidhura

Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar
Aktualitet

Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar

13:59 - 27/12/25
SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI
Aktualitet

Dosja AKSHI-t/ Hetimet e SPAK, grupi “Çopja” i lidhur me pengmarrjen e biznesmenit Geron Meçe

13:45 - 27/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Aktualitet

Frikë nga takimi i Salianjit në Shkodër, njoftimi me sms i anëtarëve: Mos shkoni nuk përfaqëson Partinë Demokratike

13:28 - 27/12/25
Para
Tifozët kërkojnë largimin e futbollistit që shkëlqeu në EURO U21

Tifozët kërkojnë largimin e futbollistit që shkëlqeu në EURO U21

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar
Aktualitet

Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar

13:59 - 27/12/25

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasen Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka...

Lexo më shumë
SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI

Dosja AKSHI-t/ Hetimet e SPAK, grupi “Çopja” i lidhur me pengmarrjen e biznesmenit Geron Meçe

13:45 - 27/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

Frikë nga takimi i Salianjit në Shkodër, njoftimi me sms i anëtarëve: Mos shkoni nuk përfaqëson Partinë Demokratike

13:28 - 27/12/25
Klos | Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës”

Klos | Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës”

13:15 - 27/12/25
Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t

Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t

12:59 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com