GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkarkimi i zyrtarëve të burgut të Drenovës, emërohen drejtuesit e rinj – Ja kush janë

15:45 - 06/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkoi për t’i dërguar ushqime të afërmit por me vete kishte edhe drogë, arrestohet një person në burgun e Drenovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë emëruar dy drejtuesit e rinj të burgut të sigurisë së lartë të Drenovës në Korçë.

Burime për mediat bëjnë me dije se në postin e drejtorit të  burgut është emëruar Lorent Nako, ku një është një rikthim për të, kur u shkarkua në shkurt të vitit 2024 nga ky post për t’ia lënë vendin Fatjon Fashos.

Ndërkohë, shef i policisë së burgut Drenovë është emëruar Artan Kocibelli.

Lorent Nako dhe Artan Koçibelli do të zëvendësojnë në këto poste Fatjon Fashon dhe Sokol Kaçolin, të cilët u shkakruan nga detyra dhe u vunë nën hetim pas skandalit që përfshinte bandën e Laert Haxhiut.

E gjithë banda e Lushnjës, më konkretisht Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshit, qëndronin në një sektor të vetëm në burgun e Drenovës dhe për më tepër me dhoma ngjitur nga njëra-tjetra.

Transferimi i Laert Haxhiut dhe dy anëtarëve të bandës në Burgun e Drenovës është kryer me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ndërsa akomodimin e të dënuarve nëpër dhoma dhe sektorë të ndryshëm, e ka koopetencë direkte Drejtori i burgut.

Nga një kontroll i ushtruar nga “Burgjet” në qelitë e tyre u gjetën 4 telefonë  të markave Iphone dhe Samsung, karikues dhe kufje me “bluetooth”.

Gjithashtu, në raport theksohej se në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës futeshin edhe femra për llogari dhe shërbim të Laert Haxhiut.

Laert Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm nga GJKKO për masakrën e Lushnjës të regjistruar në vitin 2017, ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës.

Për të njëjtin atentat janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut.

Gjithashtu, Laert Haxhiu po gjykohet nga SPAK dhe GJKKO dhe në lidhje me dëshmitë e bashkëpuntorit të drejtëise Artan Tafani ku e implikon Haxhiun ne disa vrasje dhe krime të tjera.

Pas dëshmive të Artan (Marjus) Tafanit, Laert Haxhiu akuzohet si autor i vrasjeve të:

  • Lulzim Qorrit, 12 Dhjetor 2018 në Athinë
  • Fridmand Xhaferrajt, 13 Maj 2021 në Korçë
  • Çajup Selimit, 1 Qershor 2021 në Tepelenë
  • Dikens Halilit, 3 Tetor 2021 në Athinë
  • Alban Semakut, 17 Tetor 2021 në Peqin
  • Albi Bashaliut, 27 Dhjetor 2021 në Elbasan

Si dhe një sërë krimesh të tjera si shpërthime me tritol, tentativë vrasje dhe gjobvënie.

Etiketa: burgu i Drenoves

Lajme të lidhura

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve
Aktualitet

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir
Aktualitet

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla
Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

23:15 - 25/03/26
Para
Zjarre dhe në Berat, rrezikohen banesa dhe toka bujqësore

Zjarre dhe në Berat, rrezikohen banesa dhe toka bujqësore

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol
Sport

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

08:32 - 26/03/26

Ernest Muçi ka folur para ndeshjes që Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Polonisë, sfidë kjo e vlefshme për...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 26/03/26
Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Mars 2026

07:33 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com