GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shkarkimi nga Juventusi, Motta flet për herë të parë: S’kam dështuar, ajo që kam mbjellë do të mbetet

17:32 - 05/04/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Motta drejt shkarkimit, Juventusit do t’i kushtojë 15 milionë euro ndryshimi i trajnerit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Humbja në Firenze kundër Fiorentinës ishte dramatike për Thiago Mottën, me Juventusin që në datën 23 mars vendosi të shkarkonte trajnerin vetëm nëntë muaj pas firmës.

Për herë të parë Motta ka vendosur të flasë dhe për “Corriere della Sera” thotë se nuk pranon që ka dështuar te “Zonja e Vjetër”, pasi ajo që ka “mbjellë do të mbetet”.

“Juve duhet të më jepte kohë, edhe nëse është e vërtetë që dy ndeshjet e fundit u luajtën keq dhe drejtuesit e Juventusit, në mënyrë legjitime, zgjodhën një rrugë tjetër.

Jam i zhgënjyer sepse nuk shkoi ashtu siç shpresoja, veçanërisht në Kupën e Italisë dhe Champions League. Por nuk dua të dëgjoj për dështim, ishim një pikë larg vendit të katërt, objektivi prioritar në fillim të sezonit”, tha ai.

Për gabimet e bëra në sezonin e tij të parë në Juventus, Motta është kritik me veten.

“Do të ndryshoja shumë gjëra. Do të ndryshoja zgjedhjet e mia në dy ndeshjet e fundit.  Por nuk e pranoj që e gjithë puna e bërë të hidhet poshtë: me një ekip të ri të shkatërruar nga dëmtimet, ne ishim gati të arrinim objektivin”, tha ai.

Thiago humbet durimin kur i kërkohet të konfirmojë mosmarrëveshjet me lojtarët dhe me Giuntolin.

“Kushdo që e thotë këtë është gënjeshtar. Unë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë lojtarët. Nuk pranoj shpifje. A do të thoshte Giuntoli se i vinte turp për zgjedhjen time? Asnjëherë nuk u grinda me drejtorin, kurrë”, vijoi.

Fjalë ngushëllimi për Koopmeiners. “Ai gjithmonë do të jetë në gjendje të bëjë më mirë, ai është ngarkuar me shumë pritshmëri për shkak të kostos së tij të lartë” dhe për vetë Yildiz, “ai do të ketë një të ardhme si protagonist, sepse përtej talentit të tij, ai është edhe një kampion si djalë”.

Mbyllja është një mesazh për tifozët e Juventusit. “I falenderoj për atë që përjetuam së bashku, Juve duhet të fitojë përsëri, nuk ka ndodhur shumë vite, mendoj se ajo që kemi mbjellë do të mbetet. Faleminderit që jeni pranë meje, qoftë edhe kritikisht, por gjithmonë me dashuri të madhe”, tha Motta mes të tjerash.

Etiketa: JuventusThiago Motta

Lajme të lidhura

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…
Breaking Views

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26
Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë
Breaking Views

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26
Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’
Sport

Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

22:31 - 10/01/26
Para
Analiza e sezonit nga Presidenti Duka: Superiorja, rivalitet i fortë në Final 4 & mbijetesë. Investimet në infrastrukturë do vazhdojnë

Analiza e sezonit nga Presidenti Duka: Superiorja, rivalitet i fortë në Final 4 & mbijetesë. Investimet në infrastrukturë do vazhdojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26

Një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore të viteve të fundit në zonën lindore të vendit, rruga e re Librazhd-Bulqizë,...

Lexo më shumë
Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s

Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s

13:19 - 11/01/26
Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali me 6 vjet e gjysmë burg për trafik droge

Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali me 6 vjet e gjysmë burg për trafik droge

13:10 - 11/01/26
Kapet autori, zbardhet seria e vjedhjeve të banesave në Korçë

Kapet autori, zbardhet seria e vjedhjeve të banesave në Korçë

13:08 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com