GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkatërrimi i bandës së trafikut të emigrantëve, policia jep detaje: 15 të arrestuar dhe 4 në kërkim

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkatërrimi i bandës së trafikut të emigrantëve, policia jep detaje: 15 të arrestuar dhe 4 në kërkim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka zhvilluar në konferencë në lidhje me operacionin policor “Damask”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafiqeve të paligjshme.

Nga ky operacion ka rezultuar se janë arrestuar 15 persona në Tiranë, ndërsa janë në kërkim katër të tjerë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe dhjetëra automje.

Të arrestuarit janë: Rafael Demaj, Enriko Gjonaj, Mehmet Bregu, Arnold Kërçi, Khaled Shahin, Ahmed Kensova, Dashamir Kullaj, Mohammed Alfahel, Nazmi Avxhija, Juljan Avxhija, Florenc Avxhija, Klajvert Avxhija, Klaudi Mano, Trilind Gjana, Elton Ukaj, Eurel Ukaj, Kelti Xhani, Kastriot Xhani, Ilirjan Xhaferri, Mikel Stefani.

Aksioni

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafiqeve të paligjshme, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal nr. 5431, viti 2023.  Pas një hetimi 12-mujor, në kuadër të këtij procedimi është bërë i mundur individualizimi i përgjegjësisë penale për 24 subjekte të këtij procedimi penal. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për 19 shtetas.

Gjatë fazës finale të operacionit janë arrestuar 15 shtetas, nga të cilët 3 të huaj, me kombësi egjiptiane dhe siriane. Gjatë fazave të mëparshme të hetimit janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas të tjerë, nga të cilët 3 hetohen me masën e sigurisë “Arrest në burg”, pa afat, ndërsa 2 me masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Janë shpallur në kërkim 4 shtetas. Sipas informacioneve që disponojmë, 3 prej tyre janë jashtë vendit dhe po ndiqen procedurat urgjente për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të tyre“, njoftoi policia.

Hetimet

“Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë sekusetruar 10 automjete, rreth 20 mijë euro dhe 500 000 lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe fotokopje pasaportash të shtetasve egjiptianë dhe sirianë. Shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shumë shtetasve, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët hynin në RSH nga Greqia dhe tranzitoheshin në drejtim të kufijve veriorë të Shqipërisë, në Malin e Zi dhe në Kosovë. Gjatë hetimit është dokumentuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm së shtetasit e huaj janë organizatorë dhe financues të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë zhvillimit të hetimeve janë përdorur veprime stimuluese si dhe teknika të posaçme hetimore me mbështetjen e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në një episod, gjatë hetimit është bashkëpunuar dhe me emisionin investigativ “Piranjat”. Po kështu, në fazën finale të operacionit është bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, Durrës, Shkodër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë“, shtuan të njëjtat burime.

Etiketa: Policia

Lajme të lidhura

Turistja gjermane i bashkohet protestës: Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë
Aktualitet

Turistja gjermane i bashkohet protestës: Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë

20:56 - 24/08/26
Aktivisti: Nuk ka platformë që e rregullon imazhin e Ramës, largimi i tij është shpëtim për popullin
Aktualitet

Aktivisti: Nuk ka platformë që e rregullon imazhin e Ramës, largimi i tij është shpëtim për popullin

20:31 - 24/08/26
86 ditë revoltë! Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”:  Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë
Aktualitet

86 ditë revoltë! Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”: Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë

20:18 - 24/08/26
Para
Korçë/ Ndërron jetë në spital 65-vjeçarja pasi piu fostoksinë

Punonjësi i Gardës tenton vetëvrasjen, transportohet urgjent në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Turistja gjermane i bashkohet protestës: Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë
Aktualitet

Turistja gjermane i bashkohet protestës: Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë

20:56 - 24/08/26

Një turiste gjermane i është bashkuar protestës qytetare kundër qeverisë dhe ka shprehur mbështetjen e saj për protestuesit. Ajo tha...

Lexo më shumë
Aktivisti: Nuk ka platformë që e rregullon imazhin e Ramës, largimi i tij është shpëtim për popullin

Aktivisti: Nuk ka platformë që e rregullon imazhin e Ramës, largimi i tij është shpëtim për popullin

20:31 - 24/08/26
86 ditë revoltë! Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”:  Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë

86 ditë revoltë! Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”: Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë

20:18 - 24/08/26
E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë

E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë

19:53 - 24/08/26
Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi

Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi

19:27 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com