GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shkatërrimi i digës, Zelensky viziton zonat e përmbytura

16:12 - 08/06/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkatërrimi i digës, Zelensky viziton zonat e përmbytura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mijëra njerëz po vuajnë pasojat e përmbytjeve në rajonin e Khersonit, në Ukrainë, pas shkatërrimit të digës në Kakhovka. Presidenti Zelensky pa nga afër disa zona të përmbytura, ndërsa kërkoi ndihmën e organizatave ndërkombëtare që të vepronin në zonat që kontrollohen nga forcat ruse. Sipas ekspertëve shembja e digës në një zonë që Moska e ka kontrolluar për më shumë se një vit dhe zbrazja e rezervuarit ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme peisazhin në zonë si dhe ka ndryshuar dinamikën e luftës 15-mujore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi të enjten rajonin e Khersonit, ku mijëra njerëz po vuajnë pasojat nga përmbytjet pas shkatërrimit të digës në Kakhovka. Në një video të postuar në rrjetin Telegram, presidenti ukrainas diskuton me zyrtarët e tjerë për evakuimet, mundësitë që të rindërtohet pjesa e shkatërruar e digës si dhe situata ushtarake në zonë.

“Ne kemi nevojë për ndihmë nga organizatat ndërkombëtare, si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, që t’i bashkohen menjëherë operacionit të shpëtimit dhe të ndihmojnë njerëzit në pjesën e pushtuara të rajonit Kherson. Çdo person që vdes atje është përgjegjësi e organizatave ndërkombëtare që kanë harruar si të shpëtojnë jetë. Nëse tani nuk ka asnjë organizatë ndërkombëtare në zonën e kësaj fatkeqësie, do të thotë se ajo nuk ekziston fare, ose është e paaftë për të funksionuar”, tha presidenti i Ukrainës gjatë një fjalimi.

Pas shkatërrimit të digës dhjetëra fshatra janë të përmbytura dhe nuk ka asnjë shenjë jete. Rusia akuzoi Ukrainën për bombardimin e strukturës, e cila ishte nën kontrollin e Moskës, ndërsa Kievi pretendon se Rusia e hodhi në erë nga brenda.

Shembja e digës në një zonë që Moska e ka kontrolluar për më shumë se një vit dhe zbrazja e rezervuarit ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme peisazhin në zonë si dhe ka ndryshuar dinamikën e luftës 15-mujore, thonë ekspertët.

Në dy fshatra, që janë pranë digës dhe që ishin nën kontrollin e forcave ruse, Dnipryany dhe Korsunka, uji ka arritur deri në çatitë e shtëpive.

Pavarësisht akuzave të ndersjella ekspertët thonë se struktura ishte në gjendje të keqe, gjë që gjithashtu mund të ketë çuar në shembjen e saj. Sipas tyre në zonë nuk kishte shenja tipike të një sulmi me raketa.

Lumi Dnieper është pjesë e vijës së parë të luftës dhe shumë njerëz tashmë ishin larguar nga zona për shkak të luftimeve. Ukraina mban bregun perëndimor, ndërsa Rusia kontrollon anën lindore më të ulët, e cila është prekur më shumë nga përmbytjet./VOA

Etiketa: ukrainaZelensky

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Para
Atentati në Don Bosko/ Zbardhet dëshmia e Sherrnikut: S’kam lidhje, kam qenë në burg

Atentati në Don Bosko/ Zbardhet dëshmia e Sherrnikut: S’kam lidhje, kam qenë në burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paraqitur rekurs në Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke kundërshtuar vendimin e Apelit të...

Lexo më shumë
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

14:03 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com