Makina e ish-juristit të ASHK-së, Laert Pashës është shkatërruar mbrëmjen e djeshme.
Persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamin e pasmë të makinës, kanë çarë gomat dhe kanë lyer me ngjyrues mjetin tip Fuoristrade Mercedes-Benz ML me targë ‘AA823YS’.
Mjeti i Pashaj ndodhej i parkuar në lagjen nr.4 që prej arrestimit të 41-vjeçarit.
Pasha ndodhet në burg që prej 10 Majit pasi është vënë në pranga pas denoncimit që u bë në emisionin investigavtiv ‘Stop’. Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Pasha u denoncua pasi kërkonte 2 mijë deri në 4 mijë euro për favorizimin e qytetarëve, kundrejt marrjes së certifikatës së pronësisë.
Discussion about this post