GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkelën perimetrin e sigurisë, bllokohen 2 skafe dhe një gomone në plazhet e jugut

14:34 - 19/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkelën perimetrin e sigurisë, bllokohen 2 skafe dhe një gomone në plazhet e jugut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia Kufitare përgjatë bregdetit në Vlorë, Sarandë dhe Himarë, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, ka bllokuar 4 mjete lundruese gjatë kësaj jave. Një skaf dhe një gomone janë bllokuar në plazhin e Ksamilit dhe Qeparos, pasi nuk respektuan zonën e kufizuar për mjetet lundruese. Gjithashtu janë ndëshkuar me 10.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues skaf dhe me masën administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues gomone.

Gjithashtu është bllokuar dhe një tjetër mjet lundrues skaf, në plazhin e Jalës dhe ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë të rinj, drejtuesi, pasi nuk posedonte dokumentacionin përkatës në bord.

E njëjta gjë edhe në plazhin e Sarandës, ku në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip skaf duke lëvizur brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij, në portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme. Drejtuesi i skafit, 19-vjeçari me inicialet R. L., banues në Ksamil, u ndëshkua me gjobë 100.000 lekë të rinj, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese, si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues dhe u ndëshkua me gjobë 10.000 lekë të rinj, pasi gjatë kontrollit rezultoi pa dokumentacionin përkatës, në bord.

Po në vijim të kontrolleve, në portin e Himarës është bërë bllokimi i një mjeti lundrues tip gomone, pamjet e të cilit janë pasqyruar dhe në rrjetet sociale, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Himarë, konkretisht në plazhin e Qeparos, duke lëvizur brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues, shtetasi A. V., 54 vjeç, banues në Qeparo, u ndëshkua me masën administrative 100.000 lekë të rinj, si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues gomone për 5 ditë.

Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë Kufitare Himarë, në plazhin e Jalës, është konstatuar një mjet lundrues tip skaf, i cili gjatë kontrollit ka rezultuar pa dokumentacionin përkatës në bord. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues, shtetasi S. L., 48 vjeç, banues në Himarë, u ndëshkua me masën administrative 10.000 lekë të rinj, si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues për 5 ditë.

 

Etiketa: bllokohengomonetjugperimetriplazhetsiguriseSkafet

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Colella: Sulmi “OK”, pres qendërmbrojtës! Superiorja e ekuilibruar sivjet

Colella: Sulmi “OK”, pres qendërmbrojtës! Superiorja e ekuilibruar sivjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com