GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shkeli Kushtetutën”, Ilir Beqaj fut në “sherr” Alibeajn dhe Bushkën në Komision

13:30 - 13/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shkeli Kushtetutën”, Ilir Beqaj fut në “sherr” Alibeajn dhe Bushkën në Komision
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish ministri Ilir Beqaj ka qenë arsyeja e përplasjes mes kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka dhe deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj teksa diskutohej për projektligjin për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së, për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të instrumentit për Asistencën e Anëtarësimit, për të cilën ish ministri është koordinatori kombëtar për menaxhimin e këtyre fondeve.

Deputeti i PD në fjalën e tij tha se përballë evropianëve, qeveria Rama ka zgjedhur një figurë politike i cili ka pasur disa episode ligjore dhe penale. Por në këtë moment, ka ndërhyrë kryetarja e komisionit, Bushka duke i dalë në mbrojtje ish ministrit.

Debati:

Enkelejd Alibeaj: Prisja që zoti Beqaj dicka duhet ta thoshte lidhur me pozicionin e tij. Më tërhoqi në fakt dhe një shifër që tha relatorja, janë fonde që Evropa do i jepen Shqipërisë. Madje 3.85 milionë ishin për luftën kundër korrupsionit. E ne do duhet të jemi seriozë si shtet. Unë e kuptoj shumë mirë që është zgjedhje e qeverisë, Edi Ramës që të jetë zoti Beqaj si koordinator, përfaqësuesi i shtetit shqiptar me evropianët që nuk është figurë burokratike por politike, ka qenë deputet, ministër e tani zgjedhje politike e kryeministrit. Po ne këtu duhet të kemi guximin që ca gjëra t’i themi e ti shohim në mënyrë realiste. Përfaqësimi ynë me Evropën është me zotin Beqaj  si figurë politike i cili një herë e humbi mandatin për ca shkelje ligjore në gjykatën Kushtetuese.

Klotilda Bushka: Zoti Alibeaj për procedurë ndërhyj unë, ju këtu jeni për aktin, Beqaj është koordinatori kombëtar i iPAA, person teknik, nuk është person politik.

Enkelejd Alibeaj: A mund ta çoj deri në fund?

Klotilda Bushka: Jo nuk mund ta çoni deri në fund

Enkelejd Alibeaj: Kjo është mundësi tani pse duhet të krijoni…

Klotilda Bushka: Është mundësi e juaja që sa herë ju hapet mikrofoni të hidhni baltë mbi njerëzit

Enkelejd Alibeaj: Nuk po hedh baltë mbi njerëzit jam shumë i kujdesshëm në atë që po them
Klotilda Bushka:  Po ofendoni

Enkelejd Alibeaj: Nuk po ofendoj, nëse ka një element ofezë ju kërkoj unë ndjesë, e unë po flas…

Klotilda Bushka: Nëse keni gjë për aktin, po, nëse jo jua ndërpres fjalën. Jo se s’mund t’ju kthejmë përgjigje por s’është e drejtë të merrni komisionin peng. Përdorni foltoret politike dhe plenare për çdo baltë që keni dëshirë të hidhni.

Etiketa: BeqajKomision

Lajme të lidhura

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Aktualitet

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Para
“Korrupsioni me importin e naftës ka kapur majat”, Sula: Kjo tregon që ka dy rrugë…

“Situata ekonomike nxit largimin e të rinjve”, Sula: Kriza po varfëron qytetarët dhe po pasuron qeverinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje
Aktualitet

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një 40-vjeçare nga Korçë, e dyshuar për braktisjen e foshnjës së saj disa...

Lexo më shumë
Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com