GJKKO ka vendosur pushimin e akuzave ndaj 6 ish-zyrtarëve të ARRSH të cilët SPAK i akuzoi për shkelje në një tender me vlerë 2.2 miliardë lekë.
Vendimi përfshin Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj dhe Admir Pahumi, të cilët ishin të dyshuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, të kryer në bashkëpunim.
Sipas GJKKO pushimi i akuzave u vendos për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.
Nga hetimet e SPAK u konstatua se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërmarrë veprime që kanë cenuar rregullsinë e procedurës së tenderimit dhe kanë dëmtuar interesat ligjore të shtetit shqiptar.












Discussion about this post