GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkeljet në Spitalin e Traumës, KLSH kërkon shkarkimin e Edlira Bodes. Raporti

14:12 - 12/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcet arma tek ‘Varri i Bamit’ i riu me ‘këmbë në dorë’ tek Trauma
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

KLSH kërkon shkarkimin e Edlira Bodes, drejtoreshë e Spitalit të Traumës, dhe dy zv.Drejtorëve në këtë spital.

Auditi i KLSH ka zbuluar ilaçe të skaduara në farmaci e pavione, si edhe ka rezultuar se s’ka ambiente morgu. Në këto kushte, KLSH ka kërkuar shkarkimin e drejtoreshës së spitalit të Traumës, Edlira Bode dhe dy zëvendës drejtorëve të tjerë.

Një prej tyre është Alfred Cake. Bode, ish-deputete e PS-së, drejton prej rreth dy vitesh spitalin e Traumës, një nga dy qendrat më të mëdha spitalore në vend, me një status pothuajse të njëjtë me QSUT.

“Pas shkeljeve të konstatuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit, kërkojmë konkretisht “Ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës” për:

E. B., me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i SUT-së:

A. C., me detyrë Zv. Drejtor i Përgjithshëm Teknik i SUT-së.

E. R., me detyre zv Drejtor i Përgjithshëm Ekonomik i SUT-së”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se në magazinën e farmacisë së Spitalit Universitar, gjendet një stok i konsiderueshëm medikamente dhe materiale mjekimi të skaduara.

“Në magazinën e farmacisë se SUT dhe ne pavijone deri në fund te periudhës se auditimit, gjendet një sasinë me medikamente te skaduara ne vlerën totale 9,275,420 lekë, e cila përbën një shpenzim jo eficent për SUT duke sjellë një efekt financiar negativ për buxhetin e shtetit”, shkruhet në raportin e KLSH-së.

Gjithashtu u konstatua përdorimi i ambienteve të pa përshtatshme për ruajtjen e barnave dhe materialeve të mjekimit.

Sipas KLSH, barnat dhe materialet e mjekimit të verifikuar në akt verifikimin e datës 13.01.2023, ruheshin në magazinën e mallrave të spitalit të Traumës, ku krahas mallrave gjendeshin dhe pajisje mjekësore jashtë përdorimit e me rrezikshmëri për shëndetin e njërit.

Ndërkohë kjo magazinë, nuk plotëson në asnjë drejtim kushtet e ruajtjes së barnave duke shtuar këtu se në këtë ambient gjenden dhe pajisje mjekësore jashtë përdorimit si radiografi etj.

Gjithashtu KLSH ka konstatuar se në kontratat me FSDKSH nuk është përcaktuar proçedura e planifikimit të barnave dhe medikamenteve.

“Në lidhje me Planifikimi i barnave dhe medikamenteve, nga auditimi rezulton se, për planifikimin e nevojave vjetore për barna dhe materiale mjekësore nga Shërbimet mjekësore në SUT, gjatë hartimit të projektbuxhetit dhe planit buxhetor (pas miratimit), nuk bëhet analizë mbi gjëndjen e ilaçeve, sasinë e konsumit të tyre vjetore, në mënyrë që të justifikojnë listën për nevojat e këtyre barnave. Gjithashtu është konstatuar se planifikimi nga shërbimet mjekësore është kryer pa marrë në konsideratë kërkesën dhe sasinë reale, sipas nevojës vjetore të secilit pavion”, shkruhet në raportin e KLSH-së.

Nga auditimi rezulton se gjithashtu se Spitali Universitar i Traumës nuk ka ambient dhe nuk është i pajisur me frigorifer-morg, për të bërë administrimin e trupave të pacientëve që ndërrojnë jetë në këtë spital.

Në vitin 2021 pranë këtij spitali kanë ndëruar jetë 90 pacient.

Etiketa: Edlira BodeKLSHKryesore1shkeljeSpitali i Traumes

Lajme të lidhura

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Para
Edlira Bode i fali koncesionarit të “Sterilizimit” 260 MLN lekë nga Spitali i Traumës

Edlira Bode i fali koncesionarit të “Sterilizimit” 260 MLN lekë nga Spitali i Traumës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com