GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Shkëlqimi dhe venitja e ikonës së muzikës shqiptare, Elsa Lilës

22:32 - 16/03/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkëlqimi dhe venitja e ikonës së muzikës shqiptare, Elsa Lilës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dikur emri i saj lakohej në media për “tronditjen” që ajo i shkaktonte skenës teksa këndonte, e sot emri i saj ka pushtuar faqet e mediave për shkak të arrestimit për trafikim droge. Një kthesë e jashtëzakonshme.

Prej vitesh Elsa Lila kishte rënë në qetësi dhe askush nuk po fliste më për të, pasi prej vitesh jeta e saj është ndërtuar jashtë dhe ardhjet në Shqipëri kanë qenë përherë e më të rralla. Këngëtarja e ka ruajtur gjithmonë me fanatizëm jetën e saj private.

Zëri magjepsës i skenës shqiptare fitoi në Festivalin e 1996-ës me këngën “Pyes lotin”, ndërkaq teksa ka dalë në skenën e Sanremos me “Valerian” ajo nuk arriti ta prekte fitoren.

Elsa Lila erdhi me statusin e një ylli për të drejtuar Festivalin e RTSH-së dhe kushdo që ia vuri gishtin për ta vënë në skenën e festivalit si prezantuese bëri “bingo”. Elsa nuk u bë kurrë vajza e intervistave, e kopertinave aq më pak e portaleve.

Pavarësisht se ajo ka tentuar ta  mbajë jetën e saj larg mediave, disa foto të befasishme me vajzën bënë bujë të madhe. Mirëpo ajo që ka mbetur enigmë për kaq vite ka qenë partneri i saj që asnjëherë nuk i është bërë i ditur identiteti. Sot vajza e saj, Evita është 11 vjeçe.

Rikthimi më i gjatë i Elsës në Shqipëri ishte kur i dha vetes ca ngjyrime politike dhe u shfaq publikisht si përkrahëse e Partisë Socialiste dhe më pas në rolin e një prej trajnerëve të “The Voice of Albania” në Top Channel, që forcoi pozitat e saj si një artiste e lindur.

Hera e fundit që Elsa Lilën e pamë në një skenë shqiptare ishte në 2017-ën, kur u ftua nga Adi Krasta në Festivalin e RTSH-së konkretisht në edicionin e 56-të i tij, ku këndoi një nga kryeveprat e Vivaldit.

Mirëpo emri i saj ka bërë bujë sërish  në media në vitin 2018, pasi është bërë pjesë e një problemi në lidhje me të drejtat e autorit, pasi u akuzua se ka kryer një vjedhje.

Kompozitori Genti Lako ka thënë se artistja ka vjedhur këngën “Buzët më ishin tharë”, e cila është produksion i Lakos, i kënduar në formën origjinale nga Eranda Libohova.

“Miqtë e mi, mbas ‘Zonja dhe zotërinj’ që më vodhën në Serbi pa të drejta, ma vodhën dhe këtë këngë. Nuk i kam dhënë leje ta këndojë. Turp që e merr pa leje. As me vdek s’po na lejnë rehat!”- ka shkruar atë kohë kompozitori i famshëm

E ndërsa në Shqipëri, me gjithë ato pak kthime, Elsa Lila ishte ikona e muzikës shqiptare, në Itali vajza nga Shqipëria u harrua shpejt. Pa asnjë llogari në rrjetet sociale do ishte harruar edhe këtu, sikur sot të mos ishim tronditur nga lajmi se Elsa Lila është arrestuar. /Gijotina.com/

Etiketa: ArrestimElsa Lilakengetare

Lajme të lidhura

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ
Art & Kulturë

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26
“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)
Aktualitet

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

17:30 - 30/01/26
VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Aktualitet

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Para
Erdogan bisedë telefonike me Zelenskyn, çfarë u diskutua

Erdogan bisedë telefonike me Zelenskyn, çfarë u diskutua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com