GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shkëmbi flet pas humbjes: Në futboll gjërat zgjidhen me merkato, ose ikën trajneri

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkëmbi flet pas humbjes: Në futboll gjërat zgjidhen me merkato, ose ikën trajneri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi tha se momenti jo i mirë psikologjik dhe mungesa e eksperiencës bëri që ekipi të gabonte në derbin përballë Partizanit. Trajneri i bluve u shpreh se grupi është i kmirë dhe nuk ka asnjë problem me njëri-tjetrin, por ndoshta do më shumë kohë për t’u bërë ashtu siç do ai.

Ai u ndal edhe te situata e tij në ekip dhe tha se në futboll gjërat zgjidhen ose duke bërë merkato, ose duke u larguar trajneri.

“Vazhdojmë të gabojmë e të luajmë këto ndeshje të njëpasnjëshme jo të mira. E nisëm mirë, pastaj kundërshtari na vuri në vështirësi. Pati momentet e veta të shënonte, ashtu siç patëm ne mundësi me Mihanën. Pjesa e dytë ishte deri diku e barabartë, patëm momente për të shënuar dhe nuk ia dolëm dhe këto rastet e humbura. Mendonim se nëse do të shënonim të parët do të kalonim momentin psikologjik por për fat të keq nuk ia dolëm.

Skuka nuk bëri në pjesën e parë ato detyra që i kishim caktuar, ndaj zëvendësimi ishte vendimi im.

Mungesa e eksperiencës dhe momenti jo i mirë psikologjik bëri që të gabojmë.

Mendoj se është një grup i mirë ku nuk ka asnjë problem me njëri-tjetrin. Është normale që nuk jemi një grup i fortë që në momente të vështira të jetë ai i grup që t’i kalojë. Nuk dua të keqkuptohem, grupi nuk ka probleme me njëri-tjetrin, por ndoshta na duhet më shumë kohë për t’u bërë një grup siç e e mendoni dhe siç e dua edhe unë. Një grup i fortë që në momente të vështira të arrijë të nxjerrë skuadrën nga presioni.

Nuk mendoj se neglizhojnë ndaj njëri-tjetrit futbollistët. Por në këto situata është e vetmja mënyrë që çdo futbollist duhet të japë mbi 100% për të kaluar këtë moment të vështirë.

Në futboll gjërat zgjidhen ose me merkato ose ikën trajneri. Janë edhe dy ndeshje që besoj se mund të bëjmë mirë se mendoj se në ekip ka burra. Por ndoshta në këtë moment po e vuajnë më shumë se sa duhet.

Merkato? Nuk është moment për të thënë emra e kush do të largohet. Kemi edhe dy ndeshje shumë-shumë të vështira, në futboll vetëm duke fituar ndeshjen e radhës mund të rikuperosh diçka nga situata në të cilën jemi”, tha Shkëmbi.

Etiketa: bledi shkembiDerbidinamo

Lajme të lidhura

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Para
Grubi: Do ta bëjmë realitet një Kryeministër shqiptar në krye të Maqedonisë së Veriut

Grubi: Do ta bëjmë realitet një Kryeministër shqiptar në krye të Maqedonisë së Veriut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë....

Lexo më shumë
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com