GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Shkëmbime tregtare Kosovë-Shqipëri arrijnë rreth 225 milionë euro në gjashtë muajt e parë të 2022

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkëmbime tregtare Kosovë-Shqipëri arrijnë rreth 225 milionë euro në gjashtë muajt e parë të 2022
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë arritur në 225 milionë euro. Kjo rritje sipas ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, vlerësohet si pozitive dhe e kënaqshme.

Mallrat e eksportuara nga Kosova në Shqipëri, kanë shënuar rritje prej 50%, në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa edhe eksporti i mallrave nga Shqipëria në Kosovë ka rritje në vlerë prej 14.5%.

Minxhozi, në një intervistë për KosovaPress, thotë se pret që në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2022 të ketë rritje edhe më të madhe të shkëmbimeve tregtare.

“Në fushën e shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë, Kosovës dhe anasjelltas, kemi një rritje të kënaqshme. Mallrat (e eksportuara) nga Kosova në Shqipëri kanë shënuar një rritje prej 50 për qind, krahasim me gjashtëmujorin e vitit të kaluar. Dhe mallrat e eksportuar nga Shqipëria në Kosovë, janë rritur në masën 14.5 për qind. Në total ne shkëmbejmë në mes veti 225 milionë euro mallra në gjysmën e parë të vitit 2022. Rritja është diku e përgjithshme dhe pozitive. Besojmë se rritja në gjashtëmujorin e dytë, do të jetë më e madhe fal edhe disa masave organizative që janë marrë nga organet ligjzbatuese të doganave, tatimeve të dy vendeve, duke rritur bashkëpunimin dhe ulur burokracitë. Përsëri ne jemi të vëmendshëm se ka mundësi që ky bashkëpunim të thellohet dhe lëvizja e mallrave dhe shkëmbimeve të kenë një kalim më të shpejtë në kohë dhe shërbim me cilësi”, thotë ai.

 

Duke folur për hapjen e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës gjatë fundjavave, ambasadori Minxhozi, tha se baza e turizmit në Shqipëri është Kosova.

“Baza e turizmit në Shqipëri është Kosova, pastaj vjen Maqedonia, por Kosova është një e ardhur shumë e madhe për ekonominë e Shqipërisë. Dua të them se nga viti në vit ka një rritje, në zonat e Shëngjinit dhe Velipojës 70 për qind e pushuesve janë nga Kosova. Është një trend në rritje që nga viti 2019 e këndej, natyrisht vizitohet Vlora dhe Saranda, por këtu është fluksi më i madh i vizitorëve. Pyetja që bëni për fundjavën, ndikon shumë te vizitorët ditorë që shkojnë në mëngjes, duke mos pasur pengesa në kufi, ata zgjedhin për të ngrënë një drekë në ambiente në Shqipëri, pse jo edhe qytetarë të Shqipërisë që janë prezentë në hapësira turistike malore të Kosovës. Është një përfitim i ndërsjellët, një rritje e konsiderueshme, një praktik pozitive që po jep rezultate”, shton ai.

Nga ana tjetër, ambasadori Minxhozi thotë se marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve po zbatohen, derisa përmend projektin e fizibilitetit për hekurudhën mes dy vendeve, për çka thotë se i njëjti pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Etiketa: eksportKosovemallrashkembimeShqiperi

Lajme të lidhura

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca
Kosovë & Rajon

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

09:57 - 20/08/26
Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Kosovë & Rajon

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

14:33 - 18/08/26
Zjarri në hotelin e Vlorës, reagon Albin Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
Aktualitet

Zjarri në hotelin e Vlorës, reagon Albin Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë

16:38 - 16/08/26
Para
Diskutimet për propozimin francez, ish-kryeministri i RMV kapet duke lexuar libër në Kuvend

Diskutimet për propozimin francez, ish-kryeministri i RMV kapet duke lexuar libër në Kuvend

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit
Aktualitet

Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit

16:34 - 20/08/26

Një incident i rëndë ka ndodhur në dalje të tunelit të Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku një shtetas italian...

Lexo më shumë
Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë

Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë

16:29 - 20/08/26
Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

16:00 - 20/08/26
Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli

Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli

15:37 - 20/08/26
Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve

Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve

15:15 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com