GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shkencëtarët paralajmërojnë një stuhi diellore që mund të shkatërrojë internetin

16:09 - 26/09/21
në Botë, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkencëtarët paralajmërojnë një stuhi diellore që mund të shkatërrojë internetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkencëtarët në të gjithë botën janë të shqetësuar në lidhje me një fenomen të madh diellor, i cili mund të shkatërrojë për një kohë të gjatë internetin. Zakonisht erërat diellore që vijnë në Tokë udhëhiqen nga jonosfera në polet që mbrojnë pjesën tjetër të planetit. Sidoqoftë, ky fenomen elektrik që mund të hyjë në Tokë do ndikojë në çdo gjë që lidhet me energjinë elektrike dhe të dëmtojë internetin në atë mënyrë që do të jetë e vështirë të kthehet menjëherë.

Sipas informacioneve në konferencën e komunikimit të të dhënave “SIGCOMM 2021”, bota nuk do të jetë gati për një ngjarje të tillë dhe mund të jetë katastrofike për jetën moderne.

Një asistent profesor në Universitetin e Kalifornisë tha se ashtu sikurse ndodhi me pandeminë e Covid, njerëzit do të jenë të papërgatitur për të përballuar situatën.

“Ajo që unë mendoj është se me pandeminë ne pamë se sa të papërgatitur ishin njerëzit. Nuk kishte asnjë protokoll për t’u marrë me të në mënyrë efektive. E njëjta gjë vlen edhe për elasticitetin e internetit. Infrastruktura jonë nuk është e përgatitur siç duhet për një ngjarje kaq të madhe diellore. Ky fenomen ndodh një herë në shekull. Në maj 1921 u raportuan zjarre në stacionet e energjisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, dhe në disa pjesë të botës ata hasën probleme me energjinë elektrike”, është shprehur ai.

Një gjeofizikant në Shërbimin Gjeologjik Amerikan ka thënë se bota jonë është rritur aq shumë në 100 vitet e fundit, saqë një ngjarje diellore e ngjashme me atë të vitit 1921 do të ishte katastrofike.

 “Efektet kishin të bënin me ndërhyrjen në radio, telegrame dhe sisteme telefonike që ata përdorën në 1921. Çdo gjë që lidhet me energjinë elektrike nuk ishte aq e rëndësishme për njerëzit në 1921 sa është sot,” tha ai.

 Nga ana e tij, zëvendësdrejtori i Qendrës Kombëtare për Kërkimet Atmosferike tha ndër të tjera, se stuhitë e forta diellore mund të ngarkojnë atmosferën dhe të parandalojnë transmetimin e sinjaleve për ditë me radhë.

Etiketa: internetstuhi diellore

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Përfshihet nga flakët hambari në Vajkan të Fierit

Përfshihet nga flakët hambari në Vajkan të Fierit

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com