GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shkencëtari kinez plotësoi kërkesën për një patente vaksine, disa javë përpara pandemisë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Vijon vaksinimi masiv në Gjermani, injektohen mbi 1 milion banorë brenda një ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shkencëtar kinez ka plotësuar një kërkesë për një patentë vaksine anti-Covid shumë kohë më përpara se sëmundja të shpallej një pandemi globale. Yusen Zhou, i cili punoi për partinë komuniste të  Kinës (PLA), paraqiti dokumentet në emër të partisë  në 24 shkurt 2020.

Kjo ndodhi vetëm pesë javë pasi Kina konfirmoi rastin e parë të koronavirusit. Zhou gjithashtu ka  punuar me shkencëtarët në Institutin e Virologjisë Wuhan (WIV), përfshirë Shi Zhengli –virologe e cila tani është bërë e njohur për kërkimet e saj rreth koronavirusit te lakuriqët e natës.

Studimet e tyre  kanë të ngjarë të forcojnë edhe më shumë spekulimet se virusi ka dalë nga një laborator dhe se Kina ishte e vetëdijshme që po përhapej midis njerëzve shumë kohë para se ata të lajmëronin komunitetin ndërkombëtar.

Zhou vdiq në mënyrë misterioze më pak se tre muaj pasi ai dorëzoi patentën. New York Post pretendon se vdekja e tij u raportua vetëm nga një raport i mediave kineze, pavarësisht nga fakti se ai ishte një nga shkencëtarët më të shquar të vendit. Zhou ka qenë pjesë e studimeve të ndryshme me institucionet amerikane, përfshirë Universitetin e Minesotës dhe Qendrën  Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në New York.

Gjatë javëve të fundit, shumë nga shkencëtarët më të mirë në botë kanë hedhur poshtë pretendimet se virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan. Presidenti i SHBA-së Joe Biden javën e kaluar urdhëroi agjencitë e inteligjencës amerikane të nisnin një hetim nëse COVID ishte krijuar nga njeriu.

Kina  ka theksuar vazhdimisht se virusi nuk ka dalë nga një laborator, duke pretenduar se virusi mund të ketë kaluar nga kafshët te njerëzit nga një treg i gjësë së gjallë në Wuhan. Ndoshta i nxitur nga armiqësia me Donald Trump, i cili mbështeti  teorinë se virusi ka dalë nga një laborator, mediat dhe akademikët e zakonshëm amerikanë e hodhën poshtë mundësinë, duke e quajtur atë një teori konspirative, raporton abcnews.al

Por provat e reja, duke përfshirë raportet e tre punëtorëve në laboratorin e Wuhan që u sëmurën me simptoma të ngjashme me COVID në nëntor 2019, kanë shtuar përsëri dyshimet në lidhje me origjinën e Covid-19.

Kjo u shtua edhe më tepër pas vendimit të Kinës  se nuk do të merrte pjesë në asnjë hetim të mëtejshëm nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Biden kritikoi Kinën duke u bërë thirrje aleatëve të ndihmojnë për një hetim të plotë, transparent, të bazuar në prova ndërkombëtare dhe për të siguruar qasje në të gjitha të dhënat dhe provat përkatëse.

Etiketa: dokumentapatenta vaksineshkenctare

Lajme të lidhura

Muço: Rama u konsultua më patronazhistët, biznesi i mesëm dhe i vogël është në buzë të greminës
Aktualitet

Muço: Rama u konsultua më patronazhistët, biznesi i mesëm dhe i vogël është në buzë të greminës

10:48 - 28/10/26
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Para
Kongresmeni republikan i dërgon letër DASH për shpalljen non grata të Berishës: Kërkoj një shpjegim mbi procesin e ndjekur

Kongresmeni republikan i dërgon letër DASH për shpalljen non grata të Berishës: Kërkoj një shpjegim mbi procesin e ndjekur

TË FUNDIT

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26

SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave.. procesi përfshin më...

Lexo më shumë
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com