GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shkëndija nis aventurën europiane përballë modestëve nga Uellsi

11:33 - 13/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkëndija nis aventurën europiane përballë modestëve nga Uellsi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emocionet europiane sapo kanë nisur për skuadrat “kuqezi” dhe tashmë është momenti edhe për Shkëndijën e Tetovës.

Skuadra që përfaqëson Maqedoninë e Veriut do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese në UEFA Conference League dhe do të masë forcat përballë  Haverfordwest County.

Shkëndija e mbylli kampionatin në vendin e tretë, larg kreut, por tashmë fokusi i vetëm është Europa.

Skuadra e cila drejtohet nga Ardian Nuhiu do të luajë për të nëntin edicion radhazi në arenën europiane, ndërsa sezonin e kaluar, tetovarët kaluan dy raundet e para në Europa Conference League, por në fund aventura e tyre u ndal përballë suedezëve të AIK Solnës.

Eliminimi erdhi nga penalltitë, me Shkëndijën që sezonin e kaluar nuk e njohu humbjen në kohën e rregullt apo në shtesë, dhe nëse përjashtojmë serinë e penalltive përballë skuadrës nga lagja e Stokholmit, tetovarët regjistruan 3 fitore dhe 3 barazime në gjashtë ndeshje, ecuri kjo që i rrit ndjeshëm kreditet në këtë raund të parë kualifikues.

“Kuqezinjtë” kanë pësuar ndryshime gjatë merkatos, me disa largime, por mbi të gjitha me përforcime cilësore, me Shkëndijën që ka “peshkuar” edhe në Shqipëri.

Sezon i ri, kundërshtar i ri, por me të njëjtin objektiv dhe dëshirë, për të tentuar gjithçka për gjithçka, ndërsa përballë është skuadra uellsiane e Haverfordwest.

Një kundërshtar gati i panjohur dhe mund të quhen debutues, pasi më parë, uellsianët kishin luajtur vetëm 180 minuta në kualifikueset ish-Kupës UEFA (sot Europa League) në edicionin e largët 2004-2005.

Ndaj, në letër Shkëndija niset si favorite për të kaluar në raundin e dytë, me sfidën që do të luhet në Shkup duke nisur nga ora 20:00.

Ndërkohë, skuadra tjetër shqiptare e RMV-së, Shkupi do të përballet në transfertë e Kaunasit me Hagelmann Litaunen. Dueli mes klubit lituanez dhe djemve nga Çairi, do të startojë në orën 19:00.

Etiketa: conference leagueHagelmann LitaunenHaverfordwest CountyKF Shkupishkendija e tetoves

Lajme të lidhura

Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve
Sport

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)
Sport

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës
Sport

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Para
“Mos na ca tra*in”/ Plas keq në Kuvend, Braçe lëshon gojën

"Mos na ca tra*in"/ Plas keq në Kuvend, Braçe lëshon gojën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar
Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në aksin Korçë-Maliq, me pasojë disa persona të plagosur. Ngjarja ka...

Lexo më shumë
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com