GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkëputja e ashensorit në QSUT, reagon ISHMT: Nuk ishte regjistruar…

12:54 - 17/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkëputja e ashensorit në QSUT, reagon ISHMT: Nuk ishte regjistruar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

ISHMT-ja ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në QSUT ku ashensori u shkëput dhe për pasojë mbetën të plagosur një paciente dhe infermieri. ISHMT shprehet se ashensori nuk ishte i regjistruar pavarësisht se ishim bërë ekzaminime.

Në reagim thuhet se personi përgjegjës i produkt/instalimit ka për detyrë të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për të garantuar sigurinë e përdoruesve.

Pas kryerjes së ekzaminimit fillestar personi përgjegjës ka detyrimin për regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT-së.

Reagimi:

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në QSUT, ku si pasojë e një problemi në funksionimin e ashensorit janë plagosur dy persona, Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me strukturat e tjera ligj zbatuese, është angazhuar maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes, përcaktimin e shkaqeve dhe marrjen e masave me qëllim mos përsëritjen e ngjarjeve të tilla, të cilat cënojnë sigurinë e qytetarëve.

Paraprakisht dëshirojmë të informojmë se, në bazë të inspektimit të kryer nga ISHMT, rezulton se është kryer ekzaminimi fillestar i ashensorit nga një organ i miratuar, por nuk është kryer regjistrimi i ashensorëve në zbatim të Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar.

Në bazë të ligjit, Personi Përgjegjës i produkt/instalimit ka për detyrë të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për të garantuar sigurinë e përdoruesve. Pas kryerjes së ekzaminimit fillestar personi përgjegjës ka detyrimin për regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT-së.

Kontrollet për sigurinë e ashensorëve kanë qenë një ndër prioritetet e veprimtarisë së Inspektoriatit të Mbikëqyrjes së Tregut, ku vetëm për vitin 2021 janë kryer 336 inspektime, ndërkohë që numri i ashensorëve të regjistruar pranë ISHMT është 1429.

Gjithashtu, ISHMT ka informuar në mënyrë të vazhdueshme të gjitha grupet e interesit mbi detyrimet ligjore që duhet të përmbushen lidhur me sigurinë e ashensorëve.

ISHMT iu bën thirrje të gjithë personave përgjegjës të kryejnë procedurën e regjistrimit të ashensorëve pranë këtij institucioni, ashensorët e rinj që instalohen për herë të parë, por edhe ashensorët që janë në përdorim, në mënyrë që të garantohet që ashensorët në përdorim për të tretët apo publikun e gjerë të jetë në përputhje me kërkesat e sigurisë së produktit/instalimit të vënë në shërbim gjatë gjithë periudhës së tij të përdorimit.

 

Etiketa: ashensorIMSHT6QSUT

Lajme të lidhura

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Para
Zgjidhni një trëndafil dhe zbuloni se kur do të realizohet dëshira e fundit që keni

Zgjidhni një trëndafil dhe zbuloni se kur do të realizohet dëshira e fundit që keni

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku nuk paraqitet në seancë as për të folur
Breaking Views

SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku nuk paraqitet në seancë as për të folur

10:19 - 12/03/26

Teksa sot Kuvendi pret të miratojë kërkesën për dhënien apo jo të autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut, kjo e...

Lexo më shumë
Opozita me pankarta në sallë, jashtë protestë, mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

Opozita me pankarta në sallë, jashtë protestë, mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

10:10 - 12/03/26
Bardhi e Balliu të përjashtuar nga punimet, ngarkohen me udhëheqjen e protestuesve

Bardhi e Balliu të përjashtuar nga punimet, ngarkohen me udhëheqjen e protestuesve

10:01 - 12/03/26
“Berisha, o hero…”, lideri i PD pritet me brohoritjen e mbështetësve tek selia

“Berisha, o hero…”, lideri i PD pritet me brohoritjen e mbështetësve tek selia

09:53 - 12/03/26
Ambasada e Britanisë së Madhe: Imuniteti i deputetit nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit

Ambasada e Britanisë së Madhe: Imuniteti i deputetit nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit

09:46 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com