GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Shko në gjykatë se do ta shohësh”/ Vendimin e dha Rama më 12 shtator, gjyqtarët e Apelit vetëm e ligjëruan dënimin politik

19:14 - 27/09/24
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
“Shko në gjykatë se do ta shohësh”/ Vendimin e dha Rama më 12 shtator, gjyqtarët e Apelit vetëm e ligjëruan dënimin politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama e ka paralajmëruar dënimin e deputetit të opozitës, Ervin Salianji qysh më 12 shtator 2024. Këtë e ka bërë botërisht në seancën parlamentare të Kuvendit, ku ishte thirrur për interpelancë pas skandalit me dy anijet me mbetje të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit.

Kryeministri iu drejtua Salianjit në mënyrë kërcënuese me fjalët “Shko në gjykatë, se do ta shohësh”. Këtë e ua kujtoi gazetarëve sot deputeti Gazment Bardhi në konferencën pas mbledhjes së grupit të PD-së. Ai tha për mediat se vendimi ndaj Salianjit u mor nga Edi Rama. Sipas tij, Rama iu drejtua Salianjit në seancën e 12 shtatorit duke i thënë se do shkonte në burg.

‘E keni të qartë që solidaritetit jo vetëm nga demokratët po nga çdo qytetar i ndershëm ka qenë në nivelet maksimale, prandaj Rama mori autorësinë e pafshehur. Në seancën e 12 shtatorit në parlament e shpalli vendimin në atë seancë. Iu drejtua me emër mbiemër dhe i tha do shkosh në burg. Ky që nuk komenton. E keni dëgjuar që thotë nuk komentoj vendimet e gjykatës. Për deputetët e opozitës jo vetëm komenton por merr dhe autorësinë e vendimit. Prandaj anëtar të PD-së kanë bërë thirrje për ta mbështetur Salianjin. Lirimi i çdo të burgosuri politik të regjimit të Ramës, se po shtohen dita ditës me këtë standard. Prokuroria ka detyrim për njoftim vullnetar të personit.

Për 24 orë e çuan nga gjykata e Apelit, pastaj në shkallë të parë. Pa u gdhirë u bë shorti. A thua se po çojnë në burg një anëtar të ndonjë anëtar të organizatës kriminale. Jo po çojnë në burg një luftëtar të krimit. Për deputetin e opozitës hidhet shorti, lihet çdo punë. Është urgjencë e Ramës, që Salianji duhet të shkojë sot në burg. Është i përfshirë i gjithë shteti kundër një deputeti të PD-së.’

Sa për mbledhjen e Këshillit të Mandateve që duhet të shqyrtojë mandatin e Salianjit, Bardhi thotë se nuk është mbledhur pasi nuk kanë marrë përgjigje nga Rama që ndodhet në Amerikë.

‘Nuk ka përgjigje sepse Rama është në Amerikë, presim të çohet Rama. Ky është një operacion mafioz që ka si kokë Ramën. Mesa duket është zgjuar me vonesë sot dhe kryetares së kuvendit nuk i ka kthyer përgjigje sot.’

Kronologjia e një vendimi gjyqësor të urdhëruar

Replikat më 9 nëntor 2022, në seancën e Kuvendit:

Edi Rama: Ti bëj kujdes, shiko proceset që ke. Ti je një kryebedel.

Ervin Salianji: Po më kërcënon? Po më kërcënon?

Rama: Jo, jo, jo absolutisht, s’të kërcënoj fare. Nuk ishte këtu dhe po të informoj se dje kam fituar një proces për shpifje. Të uroj suksese me procesin që ke atje. Mos më ndërprit. Jeni bedela, ti je kryebedel. Bedel pasionant…

Ervin Salianji: Me kë je duke folur? Ça je duke folur? Bajge qe kutërbon këtu. Dhe bën pis gjithë Shqipërinë. Ju kam fituar çdo proces ju dhe kalbësirave tuaja. Ke guxim ti dhe me kërcënon me proces, pse e di ti që kam proces?!

Reflektimi në seancën gjyqësore

Seanca në ngarkim të Salianjit u shty më 17 tetor 2022 për shkak të mungesës së avokatit të Geron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Më vonë, Gjykata Penale dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.

Rama e kërcënon me gjyqin përsëri në 24 Nëntor, 2022

Teksa po fliste në foltore, Rama i është drejtuar Salianjit duke i kujtuar gjyqin që përfshiu edhe ish ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Rama (i drejtohet Salianjit): Ja politikanët që bëjnë politikë me dëshmitarë të sajuar dhe përballet gjykatave si tribun i lirisë.

Salianji: Je ndyraq, e ke të papërmbajtshëm gëzimin se po vjedh llokmë të madhe. Je hajdut me çizme.

Seanca e Kuvendit, 12 shtator 2024

Edi Rama para dy javësh në Parlament në interperlancën e kërkuar për çështjen e mbetjeve dhe ka shkuar pas shumë kohësh në Parlament dhe ka thënë duke iu drejtuar Salianjit: “Ti shko në Gjykatë se do ta shohësh, ti tjetri do ta shohësh pas këtij”. Ku e dinte Edi Rama ç’ndodhte në procesin gjyqësor?

Deputeti i Partisë Demokratike ka replikuar me kryeministrin Rama duke i thënë se e lë mandatin nëse ka një rast të vetëm që ai ka paraqitur raport mjekësor për të mos u përballur në gjyqe.

Nga Kuvendit, Salianji po ashtu akuzoi edhe ish ministrat e Brendshëm të qeverisë për lidhje me krimin, duke paralajmëruar se do të çojnë në SPAK, ish- ministrin që tashmë drejton Komisionin e Reformës, si subjekt i ligjit antimafia.

Më vjen mirë që Rama ndjek gjyqet e opozitës prandaj nuk qeveris. Ishte ekspert i nivelit të lartë i rrotullimit të gjerave në gojë. Është e disata herë që mban në gojë këtë mënyrë të foluri. Dua t’i them se nëse në një rast të vetëm nëse kam paraqitur raport mjekësor, po gjeti një raport prej meje për t’iu shmangur përballjes me këta unë e lë mandatin, por ndryshe duhet ta bëjë ai.

Zotëri, ministrat e tu të Brendshëm në mënyrë të njëpasnjëshme, njërin që e ke vendosur tani, një fatzi për të drejtuar gjasme komisionin e reformës duhet të jetë në hetim nga SPAK  dhe do ta çojmë ne në SPAK si subjekt të ligjit antimafia.

Ministrin tjetër të Brendshme e kë të dënuar kur dilje dhe më thoshe kur të hyja në mes të fushave me kanabis nuk janë të vërteta. Kur del dhe thua të pavërteta rri aty dhe përballur dhe mos ik si frikacak.  Ti jep llogari para krimit të organizuar. E ke kthyer Shqipërinë në bazë të trafikut të drogës siç ta thotë DASH”, tha Salianji.

Më herët, Rama gjatë fjalës së tij tha se Salianji shtyn paraqitjen në gjyqe me raporte mjekësore.

“U the këtyre kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën por ke kallëzuar noc rrokun, sepse kishte çuar një informacion. Mirë e bërë se ndryshe do të përfundoje si babale Sali badi që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë. Por nuk keni mësuar akoma ju. Unë duroj shumë”, tha ai. 

Seanca e fundit gjyqësore në Apel ishte thjesht ligjërim i dënimit politik që ishte dhënë me kohë nga Kryeministri Rama.

gijotina.com/

Etiketa: denimiErvin Salianji

Lajme të lidhura

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë
Aktualitet

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

15:30 - 22/12/25
Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden
Aktualitet

Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden

15:15 - 22/12/25
Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara
Aktualitet

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

14:50 - 22/12/25
Para
Berisha për Salianjin: Qytetari i vetëm i Europës i burgosur, se denoncoi vëllanë trafikant të Xhafajt

Berisha për Salianjin: Qytetari i vetëm i Europës i burgosur, se denoncoi vëllanë trafikant të Xhafajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë
Aktualitet

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

15:30 - 22/12/25

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët u kapën me një sasi kanabisi dhe mjete piroteknike në...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden

Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden

15:15 - 22/12/25
Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

14:50 - 22/12/25
DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

14:30 - 22/12/25
Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

14:15 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com