GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Shkodra në ‘rrethimin’ e Enkel Demit

20:39 - 11/01/23
në OP-ED
Kohë leximi: 5 min
A A
Shkodra në ‘rrethimin’ e Enkel Demit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Frano Kulli

Unë nisa me e lexue “Rrethimi”-n e Tom Kukës (Enkel Demi), me kërshërinë e shfaqur se çka do të gjeja interesante në vizatimin artistik të një copë kohe e të një peizazhi të Shkodrës, atij qyteti, skena më e rëndësishëm e teatrit të ngjarjeve historike, sidomos atyre të fillimshekullit të njëzetë dhe për më saktë, tetor 1912-prill 1913. Lufta e parë ballkanike, sulmi dhe pushtimi i Shkodrës nga Mali i Zi dhe ballas, qëndresa mbijetike e qytetit në rrethanat e pushtimit. Ky, është në të vërtetë sfondi historik që tejkqyret matanë ngjarjeve të romanit të Enkel Demit, kurse ngjarjet e romanit, diku të vërteta e diku fiction, sikurse edhe personazhet mbartës e livrues (lëvizës) të këtyre ngjarjeve, gjithashtu të dyzuar, ngacmohen prej historisë së një fotografie.

Këtu nis romani, kjo është pika prej nga autori i kundron ngjarjet e luftës, por aspak si një kronikan i saj. Është jeta qytetëse, por e shtjellur në pelikulën imagjinare të autorit. Se Kolë Laca, përreth të cilit nis e shtjellohet linja parake e romanit nuk është Kolë Maca, fotografi i njohur i Shkodrës, të cilin na e ka njoftuar më së miri studiuesi i historisë së fotografisë në Shqipëri, Qerim Vrioni, sikurse është e vërtetë historia e Gjon Palit, i cili, i varruem (plagosur) jep shpirt në duart e së bijës dhe fotografi Maca gjindet aty me atë kutinë e madhe të zezë, mbështetur mbi trekëmbësh për të bërë punën e pasionit së tij, atë të fotografit, një punë e zeje që asokohe, e sapo ardhur në qytet si shpikje e Europës, një djalosh që merrej me të e bënte me flatra. Kurse në kundrimin e autorit Tom Kuka, mbi shpalimin e zgaqjen e së mbrendshmes së djaloshit artist ndërtohet linja vezulluese e dashurisë ndërmjet të rinjëve të gjëndur rastësisht kundruall; njëra e pikëlluar përtej kufinjëve të dhimbjes për babain që po i fikej me kokën në duart e saj e tjetri, duke vjelë e disenjuar dhimbje që ta çan gjoksin për të nderë mbi pelikulën e ftohtë…

Qyteti, i gjendur i rrethuar pabesisht ka dy palë të përkundruallta; ushtria që gjuan me top pa ia dá dhe qytetasit që mbrohen, struken, lëvizin kaleças (ngadalë, pa u ndjerë) më tepër në terr se në dritë, më tepër natën se ditën. Të unshëm të etshëm deri në zi… “Zorrët u kërcisnin më shumë se pushkët”. E në mes Tom Kuka (emër kaq fort i dashur për Enkel Demin, saqë e do përveçse emrin e vet autorial në krejt shkrimësinë e tij romanore edhe emrin e personazhit të vet më simpatik këtu) majë dyrrotakut të tij, që bredh mahallë në mahallë tue përcjellë parandjenjën e tij se në cilin kopsht ka rá gjylja e në cilin oborr ka me rá tjetra, simbas alibisë së tij të ndërtuar edhe simbas përndjekjes që ai i bënte kronikës së veprimit në front. – Po bjen n’udhakryq – thërriste njëherë; – po e then qafen në Xhabije, tjetrën herë. E kështu herë mbas here i kishte ra kryq e tërthuer krejt qytetit të rrethuem…

Paralel me Tomën mbajë dyrrotakut shkon e vjen “I premtuemi”, që gati si një somnabul lëshon spikamën e tij rrugicë në rrugicë, anës mureve të avllive me gurë të rrumbullaktë të Kirit e pranë kopshtijeve: “Unë jam i premtuemi…kërkoj…”.

“I premtuemi”, në të vërtetë, kërkonte të zezën e vet. Atij ia kishin thënë se qe i premtuar për Trinën, qysh kur ata ishin në djep, motakë, prej Gjon Palit, të atit.

Gjoni kishte vdekë, po fjala kishte mbetë se fjala nuk varroset. E fjala e dhënë peshon rëndë. Me këtë barrë në shpirt, të rëndë sa vetë nderi i malsorit “I premtuemi…” kish zbrit prej malesh e endej nëpër qytet në kërkim të tij, të nderit. Me e mbrojt atë (nderin pra) me çdo kusht sublim. Krejt përkundruall tij i bjen me qenë Kolë Laca, lidhja e të cilit me Trinën që pati lind si lidhje zemrash, lidhje e përjetshme. Të përkundërtat kanë zgjidhje të ndryshme. Mirëpo, koha dhe vendi i njëjtë i ngatërron ato… I premtuemi e “don gjanë e vet” edhe pa e dijtë mirëfilli se çka asht gjëja e vet, porse kështu është fjala e fjala është kthyer në sendin që të takon, e sendi që të takon, robi i premtuem pra, është gjë e çmuar që mbrohet edhe me pushkë. Kurse për Kolë Lacen, gjëja e vet është… Dritëshkronja, së cilës për ta mbrojtë… i ven drynin dhe kaq. E as i shkon mendja me e mbrojtë me pushkë. Ai nuk din si nxirret ajo prej millit. Për të njéri nuk është mall. E mos o Zot Trina; ajo për të është shpirt, frymë, është hyjní. Por…qe se vendi, koha i pështjellojnë gjendjet e veprimet e cilitdo. E ja që…

-Duhet me e mbrojtë gruen tande, familjen tande. Duhet me ia mbyllë gojën këtij cubit, – i thotë Marta e Dodë Bibës e fjalët e saj e bënë të brofte në këmbë. Vajza e princit të Mirditës po i kërkonte të mbronte familjen… Ajo që deri tash i kishte bërë strehë në atë “minaren” e saj e e kishte mbrojtë atë, më të shtrenjtën e tij, dashurinë, tani po i kërkonte mbrojtjen me të njëjtat mjete si ato “të premtuemit”…

Hasan Riza Pasha, aludimi për vrasjen e tij prej Esat Pashës, që njëri pas tjetrit i bie të kollonisin qytetin e rrethuem në qëndresën e mbijetesën e tij e deri te Çerçiz Topulli, që janë personazhe të dorës së parë në histori, janë të dorës së dytë në roman, çka ta bën të plotbesueshëm kumtin e Tomës (Enkel Demit), se ai nuk merr përsipër të riashkruajë historinë e tyre që është vetëm një cak në rrethim i historisë së Shkodrës. Mjaft më në plan të parë të “vizatimit” të rrethimit janë Osoja i falltores, Qazim Quku a Gjiacinto Simini, Seit Saiti e Harapi i Beledijes, Hoxhë Kadria i Xhamisë së plumbit a dom Luigji a Imzot Jak Serreqi. Sikurse edhe gjuha bisedore e tyre është gjuha qytetëse shkodrane a e rrethinave: njitesh-tani; a je i marrë a shtihesh (frazeologji e përveçme atij qyteti); motet kishin shkuar dhe mbeten vetëm këngët – frazeologji; haliçët – gurët e vegjël që futen ndërmjet gurëve të gdhendur të murit prej guri; Malësori i ri shkon me një vandak ferrash e i hedh në tymtar…; mica (macja) kur i shkel bishtin; kaçamak (qull i thonë malësorët); dhjakut Simon (djakoni – xhakù, i thonë në Shkoder), çmimi qe kacafiu (i lartë përtej të imagjinueshmes) etj., etj…

E duke kundruar kështu, skenë mbas skene e përshkrim mbas përshkrimi kalon deri në fund, me një frymë, nëpër ferrin e “Rrethimi”-t të Enkel Demit, duke u përmbushur kështu me të tjera dije që të vijnë nga ajo kohë, prej rrëfimeve e ndodhive të treguara që kanë kapërcyer së paku katër breza për t’u shënuar si gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tënde. Fundja, a s’është edhe kjo një shërbesë për ty që, diç do më shumë të dish e të ushqehesh me pak më shumë dije e përjetim nga e shkuara e antropologjisë tënde kulturore?

Etiketa: analizaFranoKulli

Lajme të lidhura

Bushati: Duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Ramës, mos ka ndonjë kaubojs amerikan…
OP-ED

Çfarë mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Gjykata Kushtetuese për Ballukun?

15:52 - 13/12/25
Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Para
Pse u vra ish-zyrtari i PS? Mesazhi në telefon zbulon se…

Pse u vra ish-zyrtari i PS? Mesazhi në telefon zbulon se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC
Aktualitet

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC

23:06 - 14/12/25

Dalin dokumente te dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal “Rraja”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike...

Lexo më shumë
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

22:48 - 14/12/25
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com