GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkoi në Spanjë me paratë e biznesmenit për të parë “El Clasico-n”, KLGJ shkarkon magjistratin Klinton Spahiu

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkoi në Spanjë me paratë e biznesmenit për të parë “El Clasico-n”, KLGJ shkarkon magjistratin Klinton Spahiu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra magjistratin Klinton Spahiu, me kërkesën e bërë nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Magjistrati Klinton Spahiu është akuzuar dhe dënuar për korruspion, pasi me vendimet e marra prej tij ka favorizuar njërën palë që po gjykohej, duke marrë si shpërblim përfitime personale.

Deklarata e Plotë nga KLGJ

NOTE INFORMUESE

MBI KERKESEN E INSPEKTORIT TE LARTE TE DREJTESISE ARTUR METANI PER SHKARKIMIN NGA DETYRA TE GJYQTARITK.S.

Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me datë 24.02.2021 ka vendosur ndryshimin e objektit të hetimit disiplinor për magjistratin K.S., hetim i nisur nga KLD më 17.01.2018. Në hetimin e tij ILD ka identifikuar shkelje disiplinore për shkak të kryerjes së një krimi, parashikuar nga neni 140 pika 2 shkronja “b” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 104, pika 3 e ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Në analizë të dokumentacionit të administruar në kuadër të këtij procesi disiplinor, rezultoi se gjyqtari K.S., me vendimin gjyqësor të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë (nr. 69, datë 29.10.2019), lënë në fuqi nga GjykataePosaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë (nr. 19, datë 21.09.2020) është deklaruar fajtor për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç të K.Penal.

Magjistrati aktualisht është i pezulluar nga detyra me vendimin nr. 23, datë 09.02.2018 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për shkak të marrjes si i pandehur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ndërkohë gjyqtari K.S. me kërkesën me objekt “Heqjen dorë nga detyra e gjyqtarit dhe mbarimi i statusit të magjistratit”, drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe për dijeni Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kërkesë e regjistruar pranë I.L.D me nr. 104., datë 18.01.2021, ka kërkuar miratimin e dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit si të bazuar në nenet 64, pika 1, shkronja “a” dhe 65 të ligjit nr. 96/2016, si dhe duke konstatuar edhe mbarimin e statusit të magjistratit.

Bazuar në nenin 134, pika 1, shkronja “ç” të ligjit nr. 96/2016, paraqitja e dorëheqjes se magjistratit nuk përbën shkak për mbylljen e hetimit disiplinor nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor me vendimin nr. 69, datë 01.03.2021 ka vendosur të pezullojë shqyrtimin e dorëheqjes së magjistratit K.S. deri në përfundimin e hetimit disiplinor të inicuar ndaj tij nga ILD. Për rrjedhojë rezulton se ai gëzon statusin e magjistratit dhe është subjekt i hetimit disiplinor.

Në raport me faktet e provuara në këtë proces hetimi disiplinor si dhe të pranuara nga gjykata rezulton se nga ana e magjistratit K.S. janë ndërmarrë veprime aktive me anë të përfitimit në mënyrë të drejtpërdrejtë, veprime të cilat janë vlerësuar se përmbajnë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal, të kryera gjatë ushtrimit të detyrës, me dashje direkte dhe me qëllim përfitim të parregullt prej tyre, duke favorizuar njërën palë ndërgjyqëse nëpërmjet dhënies së vendimi gjyqësor civil në favor të tij.
Veprimet e magjistratit K.S. kanë cenuar veprimtarinë e rregullt të organeve të drejtësisë nga veprimet e parregullta të personave të jashtëm por edhe nga veprimet e vetë atyre si funksionarë të drejtësisë.

Këto veprime kanë cenuar besimin e palëve ndërgjyqëse dhe të publikut në organet e drejtësisë dhe respektimin e ligjit nga ana tyre, si dhe kanë diskretituar rëndë pozitën dhe figurën e magjistratit.

Ushtrimi i pa rregullt i detyrës nga ana e magjistratit K.S.ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskretituar rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit, si dhe ka cenuar besimin e publikut te drejtësia.

Kur shkelja disiplinore identifikohet me kryerjen e një krimi, për të cilinmagjistrati është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, passjell shkarkimin nga detyra të magjistratit, si një masë me natyrë përjashtuese nga sistemi gjyqësor, mekarakter të përhershëm, e cila nuk shuhet.

Për pasojë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon nga KLGJ administrimin e provave të paraqitura prej tij në këtë procedim disiplinor, pranimin e kërkesës së ILD për fillimin e procedimit disiplinor dhe caktimin ndaj magjistratit K.S. të masës disiplinore “shkarkim nga detyra”.

Gjyqtari u vu në hetim pasi dyshohet se paratë e një biznesmeni kanë para derbin Real Madrid-Barcelona katër vite më parë. Si biznesmeni ashtu dhe gjyqtarët e kanë mohuar akuzën, por ata janë vënë nën akzuzë dhe për korrupsion aktiv.

Etiketa: KLGJKlinton Spahiu

Lajme të lidhura

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku
Aktualitet

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26
I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit
Aktualitet

I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

18:49 - 13/05/26
Para
Dy kontrollorët e Rinasit ishin në arrest shtëpie, gjykata e Tiranës vendos detyrim paraqitjeje për ta

Dy kontrollorët e Rinasit ishin në arrest shtëpie, gjykata e Tiranës vendos detyrim paraqitjeje për ta

TË FUNDIT

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26

AMP ka dërguar në prokurori dy policë në Tiranë, pasi dyshohen për shpërdorim detyre. Hetimet kanë nisur pas një publikimi në mediat elektronike,...

Lexo më shumë
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26
Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

19:46 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com