GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shkoi për të kërkuar mbështetje, fermerët e Kasharit vënë në vështirësi Berishën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkoi për të kërkuar mbështetje, fermerët e Kasharit vënë në vështirësi Berishën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish kryeministri Sali Berisha shkoi në Kashar për të dëgjuar shqetësimet e fermerëve të zonës dhe marrë mbështetje në luftën me qeverinë, por u përball me ankesën e një ish-pronari.

Një fermer, baba i 7 fëmijëve, i kujtoi Berishës përgjegjësinë e tij për ligjin e pronave 7501 që u përdor për të bërë rishpërndarjen e tokës së shtetëzuar nën regjimin komunist.

“Më ka dhënë shteti 23 mije metra tokë bujqësore. Po kjo tokë nuk më ka dhënë dokumentet, as qeverisja jonë e PD, dhe është e grabitur sot në mbivendosje. Ne duhet t’i dalim Zot Shqipërisë zoti Berisha. Me ty në krye jam dakord të jesh kryeministër i ardhshëm por jo kështu. Edhe ne kemi gabimet tona zoti Berisha“, tha ish-pronari.

Nga 23 mijë metër tokë që i takonte, sot gëzon vetëm 900 metra. Për të njëjtën tokë thotë se ka bërë  dhe burg në kohën kur në pushtet ishin demokratët, por zgjidhjen e pret sërish nga ata që e dënuan.

“Në 94 zoti Berisha PD më ka dënuar me 6 muaj heqje lirie se ke shkel ligjin. Por, unë shkela ligjin komunist o burrë nuk shkela ligjin demokrat. Kërkoj nga ty zoti Berisha çfarë mund të bëj unë zoti Berisha se ua kanë dhënë komshive të mi ta shesin dhe ndajnë paratë bashkë. Por, unë kërkoj ligjin të më mbrojë ligji? Më jepni të drejtë çfarë mund të bëj? Është ligj famëkeq ai zoti Berisha por megjithatë gabimet edhe ndreqen”, tha ish-pronari.

Pas shqetësimit për pronat, vëmendja u zhvendos sërish tek fermerët të cilët u ankuan për mungesën e ndihmës nga shteti. Berisha fajësoi Ramën për dështim në sektorin e bujqësisë duke kërkuar largimin e tij me protesta.

Etiketa: berishaFermerë

Lajme të lidhura

“Nesër më shumë!”/ Qytetarët mbyllin protestën para Kryeministrisë, por paralajmërojnë se revolta do të vijojë
Aktualitet

“Nesër më shumë!”/ Qytetarët mbyllin protestën para Kryeministrisë, por paralajmërojnë se revolta do të vijojë

20:03 - 01/11/26
Demokratët Europianë reagojnë për protestën në Tiranë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë!
Aktualitet

Demokratët Europianë reagojnë për protestën në Tiranë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë!

18:06 - 01/11/26
Protestuesi: Nuk ndalemi! 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit
Aktualitet

Protestuesi: Nuk ndalemi! 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit

17:42 - 01/11/26
Para
Atentati me dy viktima në Vlorë/ Policia në kërkim të vrasësve, kontroll nëpër banesa

Atentati me dy viktima në Vlorë/ Policia në kërkim të vrasësve, kontroll nëpër banesa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida
Botë

Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

21:45 - 01/11/26

Një avion privat me nëntë persona në bord është rrëzuar pasditen e së dielës në një zonë të banuar në...

Lexo më shumë
Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

21:27 - 01/11/26
Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur

Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur

21:04 - 01/11/26
UEFA Region’s Cup/ Kombëtarja e Shqipërisë luajti ndeshjen e dytë me Italinë

UEFA Region’s Cup/ Kombëtarja e Shqipërisë luajti ndeshjen e dytë me Italinë

20:41 - 01/11/26
Aksident në Korçë/ Benzi përplas këmbësorin, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Korçë/ Benzi përplas këmbësorin, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

20:18 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com