GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shkolla “Sami Frashëri”/ Denoncon Tabaku: U prish pa plan, nuk u mor asnjë leje ndërtimi

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkolla “Sami Frashëri”/ Denoncon Tabaku: U prish pa plan, nuk u mor asnjë leje ndërtimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka denoncuar shembjen e shkollës “Sami Frashëri” në vitin 2020, teksa ka radhitur pikat të cilat lidhen me ngjarjen të cilën ajo e quajti një aferë të lidhur me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku shtoi se nuk është marrë asnjë leje drejtimi për ta ndërtuar shkollë, ndaj të gjitha punimet janë kryer në shkelje të ligjit.

“E kam denoncuar aferën e shkollës Sami Frashëri, të shembur pa plan dhe pa leje ndërtimi që në vjeshtën e vitit 2020.
Manipulatorët publikë e kanë mohuar këtë fakt duke akuzuar me shpifje, por e vërteta zuri vend.

Po cilat ishin faktet që manipulimi publik i kryebashkiakut nuk mundi dot t’i rrëzojë?

E para, shkolla Sami Frashëri u shemb pa një plan ndërtimi të miratuar nga institucionet përkatëse.
Së dyti, shkolla u shemb dhe nuk u morr një leje ndërtimi për ta ndërtuar atë, pra punimet u kryen në shkelje të plotë të ligjit. Nëse një qytetar arrestohet përse nuk ka marrë leje për të rregulluar avllinë apo çatinë, kryebashkiaku Veliaj bën qejf duke shkelur ligjin.

Së treti, u gënjye kur u fol se shkolla do të rindërtohet me fondet e Bashkimit Europian kur ndërkohë u ndërtua me paratë e taksapaguesve të Tiranës që përpos inceneratorit që e paguajnë 90 mijë euro në ditë, kanë paguar 3 herë më shtrenjtë këtë shkollë.

Të tre këto fakte i vërteton as më shumë e as më pak se sa institucionet shtetërore.
Një shkresë e institucioneve shtetërore tregon se si Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj kanë ndërtuar pa një leje ndërtimi. Një shtet ku sundon ligji lips që gjithsekush të ndëshkohet për shkeljen e tij, ndërsa një qeveri ku sundon oligarkia dhe korrupsioni kanë vetëm një qëllim; shkeljen e ligjit për përfitimet personale.

E kam të qartë që ai nuk do të skuqet, nuk do të turpërohet por do të sulmojë sepse hipokrizia e ka zët sinqeritetin dhe mashtrimi e ka siklet të vërtetën. Por qytetarët nuk do ta harrojnë as këtë krim të kryer nga një njeri që ka betonizuar Tiranën!”, ka shkruar deputetja Tabaku.

Etiketa: Erion VeliajJorida Tabakusami frasheri

Lajme të lidhura

Vijon revolta para Kryeministrisë, policia u hedh protestuesve ujë me presion
Aktualitet

Vijon revolta para Kryeministrisë, policia u hedh protestuesve ujë me presion

19:26 - 22/10/26
Rama nga Budva nis “spastrimet”! U kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve
Aktualitet

Rama nga Budva nis “spastrimet”! U kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

19:14 - 22/10/26
“Rama dhe Berisha në aleancë të heshtur”/ Salianji: Studentët kërcënohen, policia shpërblehet
Aktualitet

“Rama dhe Berisha në aleancë të heshtur”/ Salianji: Studentët kërcënohen, policia shpërblehet

18:57 - 22/10/26
Para
Vrasja e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij, mbyllen hetimet për Edmond Përdodën

Vrasja e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij, mbyllen hetimet për Edmond Përdodën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Një shqiptar i dyshuar për shpërthimin e djeshëm në Athinë që la 4 të plagosur
Aktualitet

Një shqiptar i dyshuar për shpërthimin e djeshëm në Athinë që la 4 të plagosur

19:42 - 22/10/26

Një shqiptar me precedentë penalë është i dyshuari kryesor për shpërthimin e ndodhur mesditën e së mërkurës (21 tetor) në...

Lexo më shumë
Vijon revolta para Kryeministrisë, policia u hedh protestuesve ujë me presion

Vijon revolta para Kryeministrisë, policia u hedh protestuesve ujë me presion

19:26 - 22/10/26
Rama nga Budva nis “spastrimet”! U kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Rama nga Budva nis “spastrimet”! U kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

19:14 - 22/10/26
“Rama dhe Berisha në aleancë të heshtur”/ Salianji: Studentët kërcënohen, policia shpërblehet

“Rama dhe Berisha në aleancë të heshtur”/ Salianji: Studentët kërcënohen, policia shpërblehet

18:57 - 22/10/26
Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë

18:36 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com