GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shkrep armën dhe grabit kasën, 23-vjeçari nga Napoli terrorizon picerinë e mbushur me fëmijë

14:27 - 17/08/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkrep armën dhe grabit kasën, 23-vjeçari nga Napoli terrorizon picerinë e mbushur me fëmijë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qyteti i Napolit vijon të jetë qendra kryesore  e grabitjeve terrorizuese në ditën për diell në Itali. Më e fundit prej tyre është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe ka zgjatur 28 sekonda. Grabitja ka ndodhur në një piceri, teksa hajduti hyn brenda, qëllon tavanin dhe më pas merr paratë nga kasa.

Gjatë gjithë kohës në restorant ka disa klientë, duke përfshirë edhe disa fëmijë, ndërsa imazhet e vjedhjes u shpërndanë nga këshilltari rajonal i “Evropës së Gjelbër” për zonën e Campanias, Francesco Borrelli.

“Është  një tjetër grabitje në zemër të lagjes Pianura në Napoli. Është ora 20:30 e së shtunës, 13 gusht, kur një burrë i armatosur me armë hyri në një piceri të njohur lokale dhe qëlloi me një plumb në tavan për të frikësuar pronarët që t’i dorëzojnë të ardhurat. E gjithë kjo ka zgjatur më pak se një minutë para syve mosbesues të dhjetëra klientëve, të cilët në atë kohë ndodheshin brenda në piceri për të shijuar një mbrëmje të shtune me familjen. Brenda ambientit ndodhen edhe disa fëmijë”, shkruan Borrelli përkrah videos.

Ndërkohë, raportojnë se grabitësi ka tentuar të arratisej me një skuter, me një bashkëpunëtor që e priste në timon. Por ai u bllokua nga punonjësit dhe disa klientë të cilët pas një sherri arritën t’i merrnin edhe armën. Në vendngjarje kanë ndërhyrë policët e komisariateve San Paolo dhe Pianura, të cilët pas ndalimit kanë bërë me dije se kemi të bëjmë me një 23-vjeçar.

Ai është arrestuar dhe mbi të rëndojnë akuzat për tentativë vrasje, tentativë për grabitje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, pasi në dorë mbante një pistoletë Bruni të kalibrit 9.

Etiketa: Armepiceri

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Para
Makina përplas motorin në Rinas, dy turistët në gjendje të rëndë 

Makina përplas motorin në Rinas, dy turistët në gjendje të rëndë 

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com