GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shkresa e çuditshme e prokurorisë 3 muaj pas zhdukjes së Ervis Martinajt

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkresa e çuditshme e prokurorisë 3 muaj pas zhdukjes së Ervis Martinajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një kohë kur prej dy muaj e gjysmë po flitet për fatin e mistershëm të zhdukjes pa adresë të biznesmenit Ervis Martinaj, prokuroria e Kurbinit, përmes një shkrese zyrtare ka habitur familjarët e këtij të fundit. Në 28 shtator 2022, mësohet se në adresën e shtëpisë së Ervis Martinaj në Fushë-Kuqe, ka mbërritur një dokument, ku i kërkohet Martinajt që të paraqitet në ambientet e prokurorisë Laç, me qëllim marrjen në pyetje të tij, lidhur me ngjarjen e datës 2 Tetor 2021.

Pikërisht në këtë datë, Martinaj është kallëzuar në komisariatin e Laçit, nga një person i këtij qyteti, i cili pretendon se është dhunuar dhe më pas “kanosur” me jetë nga Ervis Martinaj. Denoncimi është i një viti më parë, por kur janë mbushur 11 muaj nga ky kallëzim, rezulton se prokuroria e Laçit ka kërkuar në 28 shtator marrjen në pyetje të Martinaj dhe sqarimin e situatës nga ana e biznesmenit të lojërave të fatit.

Kryerja e këtyre veprimeve nga ana e prokurorisë së Laçit, po kryhen në një kohë kur qysh prej datës 8 Gusht të këtij viti, ndaj Martinajt nuk dihet asnjë e dhënë se ku ndodhet. Aq më tepër që kjo çështje ka hyrë në një spirale paradoksale, pasi është vetë prokuroria e Laçit që po heton rrëmbimin e Ervis Martinajt dhe nga ana tjetër është e njëjta prokurori, që i dërgon fletë-thirrje biznesmenit Ervis Martinaj, për tu paraqitur në prokurorinë e rrethit.

Zhdukja apo rrëmbimi i Ervis Martinajt, tashmë dihet nga të gjitha strukturat inteligjente në Shqipëri, të cilat janë duke kryer një sërë veprimesh hetimore, për të mësuar të vërtetën e humbjes së kontakteve me familjarët dhe miqtë e tij të afërt. Por pavarësisht se ndaj Martinajt nuk është gjendur asnjë e dhënë, sërish ai vijon të mos jetë shpallur si person i zhdukur. Dhe nisur nga këto të dhëna edhe hetimet kundër tij që kanë nisur në prokurorinë e Laçit dhe prokurorinë e posaçme SPAK, nuk janë pushuar.

Martinaj humbi kontaktet në 8 Gusht 2022, teksa ndodhej në qytetin e Shijakut, ku kishte shkuar të takonte një anëtar të fisit Avdylaj në këtë zonë. Pikërisht në këtë zonë ai ka humbur çdo kontakt dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e tij. Policia e Shtetit dhe prokuroria e Laçit kanë vijuar hetimet, por kontrolli i banesave dhe shumë veprime të tjera nuk kanë sjellë asnjë rezultat pozitiv për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë vetëm pak ditë pas zhdukjes së biznesmenit Ervis Martinaj, Policia e Shtetit në fillim të muajin Shtator 2022, vendosi të arrestojë punonjësin e operacionales Jeton Lami, i cili rezultoi të kishte shoqëruar për një kohë të gjatë Ervis Martinaj dhe persona të tjerë të grupit të tij.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: analizeDenoncimErvis Martinajkomisariatkryesore2Laci

Lajme të lidhura

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Para
“Dil nga shtëpia”, burri dhunohet nga 52-vjeçarja me të cilën ishte njohur online

E rëndë/ 53- vjeçari në Greqi vritet nga vëllezërit shqiptarë, i ngulin thikën edhe djalit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur
Aktualitet

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26

Policia ka arrestuar 56 persona dhe ka nisur procedimin penal për 97 të tjerë pas protestës së zhvilluar dje në...

Lexo më shumë
I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë

I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë

14:52 - 16/10/26
Ish-sekretarja e Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK

Ish-sekretarja e Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK

14:40 - 16/10/26
OKB reagon për dhunën në Tiranë: Të garantohet siguria dhe dinjiteti i protestuesve!

OKB reagon për dhunën në Tiranë: Të garantohet siguria dhe dinjiteti i protestuesve!

14:10 - 16/10/26
“Nuk jam për protestë për Zotin”/ Policia shoqëron me forcë të riun: Jam 17 vjeç, nuk kam bërë asgjë!

“Nuk jam për protestë për Zotin”/ Policia shoqëron me forcë të riun: Jam 17 vjeç, nuk kam bërë asgjë!

14:05 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com