GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Shkresa për Eni Vasilin: Jepjani Renis Tërshanës tenderin 9.1 milionë euro për sistemin e dekoderave të RTSH

15:27 - 25/07/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkresa për Eni Vasilin: Jepjani Renis Tërshanës tenderin 9.1 milionë euro për sistemin e dekoderave të RTSH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtorja e re e RTSH-së, Eni Vasili, nuk po shfaq asnjë interes për përmirësimin e përmbajtjes televizive, por u është futur thellë tenderave dhe punësimeve. Kjo mënyrë sjelljeje është trashëguar nga paraardhësit duke krijuar një institucion që nuk ka lidhje me publiken, por me abuzimet për interesa private. Rasti tipik është zvarritja për shkak të pazareve i tenderit të mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes DVB-T2. Vonesa po degradon investimin 35 milionë euro për transmetimin me dekodera.

Më 21 korrik 2025, Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar vendimin e mëparshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH për anulimin e tenderit dhe skualifikimin e njërës prej kompanive. Çështja është nisur nga Jonaid Myzyri, por meqenëse u shkarkua nga SPAK, komisioni ka marrë vendim nën drejtimin e nënkryetarit Fiorent Zguro.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje shërbimi i mirëmbajtjes për Rrjetin e Shpërndarjes DVB-T2 për 48 muaj”, me fond limit 907,816,536.8 lekë pa TVSH ose 9,156,914.8 euro pa TVSH (bazuar në kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë – 99,14 lekë/euro më datë 06.03.2025). Procedura është zhvilluar më datë 7 prill 2025, nga Drejtoria e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.

Sipas dokumenteve, rezulton se në datën 28 prill 2025, autoriteti kontraktor ka njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarrës mbi rezultatet e vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si më poshtë:

  1. “TBS 96” SHPK 761,420,000 lekë skualifikuar
  2. “R & T” SHPK 7,998,000 euro skualifikuar
  3. BOE “Idea Tel” SHPK & “Real Com” SHPK 900,000,000 lekë skualifikuar

Kompania “R & T” SHPK me pronar Renis Tërshanën, sipas vendimit të RTSH, nuk ka kapacitet teknik për ta mirëmbajtur rrjetin. “Referuar ekstraktit të QKB, R&T nuk e ka objektin e prokurimit ne objektin e shërbimeve që ofron”, citojmë dokumentin e RTSH.

Radio Televizioni Shqiptar është institucioni publik përgjegjës për garantimin e transmetimeve televizive dhe radiofonike në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Rrjeti i transmetimit të sinjalit televiziv publik, në standardin DVB-T2, përbën një infrastrukturë kritike kombëtare, mbështetur edhe nga një numër i  konsiderueshëm operatorësh lokalë që përdorin këtë rrjet për transmetimet e tyre.

“Çdo operator ekonomik që do të angazhohet për mirëmbajtjen e kësaj infrastrukture, duhet të zotërojë kapacitete të larta teknike, menaxheriale dhe operacionale, të dëshmuara përmes përvojës së ngjashme në menaxhimin e rrjeteve të transmetimit televiziv. Pas shqyrtimit të kontratave dhe dokumenteve të paraqitura nga kompania R&T shpk, konstatohet se:

Kontratat e paraqitura janë kryesisht të natyrës IT, komunikim ajror, kontroll trafiku detar dhe sisteme sigurie, fusha këto që nuk lidhen me transmetimin televiziv broadcast. Asnjë nga kontratat nuk dëshmon eksperiencë direkte ose të ngjashme me mirëmbajtjen e rrjeteve të transmetimit të sinjalit televiziv në standardin DVB-T2 ose sisteme të ngjashme për shembull DVB S2”, shkruhet në argumentimin për skualifikimin e kompanisë së Renis Tërshanës.

Mirëpo siç do ta shohim më poshtë, fjalën e fundit nuk e thonë teknicienët e RTSH, por shefat.

Kompania gjermane ofruese e rrjetit dhe mbështetëse në mirëmbajtje, u përjashtua pas presioneve dhe mosrespektimit të pagesave nga ana e RTSH-së. Pavarësisht përpjekjeve të tyre për të mbajtur funksional rrjetin, vendimet arbitrare dhe mungesa e transparencës çuan në tërheqjen e tyre. Ndërkohë, kompania e re e përzgjedhur, sipas të dhënave publike, nuk ka as autorizim nga prodhuesi e as trajnim të stafit teknik për mirëmbajtjen e pajisjeve.

Por çfarë vendosi KPP? Duket qartë se Komisioni e ka marrë vetë në dorë tenderin dhe tashmë drejtoreshës së re do t’i mbetet vetëm të firmosë pazarin që duhet të jetë miratuar nga Jonaid Myzyri i KPP para ikjes nga institucioni.

Së pari, vendimi e konsideron të padrejtë skualifikimin dhe anulimin nga RTSH dhe i jep urdhër këtij institucioni të lidhë kontratën 4-vjeçare me R&T.

Së dyti, eliminohen në KPP edhe dy konkurrentët e Renis Tërshanës, “Idea Tel” shpk dhe “Real Com” SHPK, të cilëve u rrëzohet ankesa. Operatori tjetër në këtë garë, “TBS 96” SHPK, që ka ofertën më të ulët, nuk është ankuar dhe ka pranuar vendimin e RTSH për skualifikim.

Përderisa ndërhyhet në këtë tender me anën e KPP, që është nën ndikimin e plotë politik të Kryeministrit Rama dhe të Belinda Ballukut, duket se çështja nuk është vetëm super tenderi në favor të Renis Tërshanës, por edhe për ta degraduar infrastrukturën e operatorit publik. Televizionet kombëtare private që punojnë me këtë tekonologji të shpërndarjes me dekodera nuk e duan konkurrencën e RTSH-së.

Ndërkohë Renis Tërshana është aktor i favorizuar në tendera. Gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025, kompania R&T mori brenda 3 ditëve 2.3 miliardë lekë tendera nga kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Kjo firmë është njohur për tenderin pa garë 1.4 miliardë për mirëmbajtjen e skanerave që e përfitoi në vitin 2023 nga ish-drejtori Muhamet Rrumbullaku. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Mirëmbajtje e 50 copë Live Skanera” me fond limit 117,120,000 lekë të reja pa TVSH. Tërshana ishte i vetmi që merrte pjesë në këtë procedurë.

©️Copyright Gijotina.com 

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Eni Vasilitender

Lajme të lidhura

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
Aktualitet

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 - 20/12/25
Miftaraj: VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale!
Aktualitet

Miftaraj: VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale!

13:50 - 20/12/25
GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas
Aktualitet

GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas

13:30 - 20/12/25
Para
Krimi në familje/ Nipi i viktimës zbardh detaje tronditëse: Ishte goditur në ballë, kishte prerje dhe në organet gjenitale

Krimi në familje/ Nipi i viktimës zbardh detaje tronditëse: Ishte goditur në ballë, kishte prerje dhe në organet gjenitale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

Lexo më shumë
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com