GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, Kushi: Ka shkelje të rënda

në Aktualitet, Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, Kushi: Ka shkelje të rënda
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka miratuar ligjin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka rendituar arsyet e marrjes së këtij vendimi duke theksuar se kjo Akademi ka vepruar prej vitesh në kundërshtim me ligjin.

“Shkeljet dhe parregullsitë janë të mëdha dhe të shumta në numër, nuk kanë pasur një fakultet që është detyrimi parë ligjor. Në asnjë institut nuk ka mësimdhënie. Gjithashtu nuk është akredituar asnjëherë, 8 vite nuk ka regjistruar asnjë student, kjo i bën pasive të gjitha programet”, shprehet ministrja Kushi.

Institutet e Akademisë, thotë, ajo, do të funksiojnë si njësi autonome pranë Akademisë së Shkencave.

“Nuk ka pasur një fakultet që është detyrimi parë ligjor. Në asnjë institut nuk ka mësimdhënie, e bën të pamundur të vazhdojë të funksionojë si institucion i arsimit të lartë. Është e paakredituar asnjëherë, ndërkohë institucionet të tjera po akreditohen për herë të 2 dhe të 3-të.

Mosakreditimi e bën të pamundur jo vetëm të jetë institucion i arsimit të lartë por edhe të lëshojë diploma. Para disa vitesh ka lëshuar diploma, një shkelje e rëndë ligjore.

8 vite nuk ka regjistruar asnjë student, kjo i bën pasive të gjitha programet. Nëse nuk ka regjistrime për 2 vite duhet të regjistrohet për mbyllje programi, as këtë se ka bërë. E bëjnë të pamundur ekzistencën e kësaj Akademie.

Nuk justifikojnë as pagën, nuk kanë aplikuar as për regjistra, nuk kanë ngritur audit të brendshëm. Ne kemi një vendim ku shkeljet dhe parregullsitë janë të mëdha dhe të shumta në numër.

Por e rioganizojmë këtë Akademi duke i vendosur institutet e saj si njësi autonome pranë Akademisë së Shkencave, të gjitha të drejtat transferohen tek Akademia e Shkencave, Për doktorantët që janë në proces dhe duhet të kishin përfunduar prej kohës, do i transferojmë në institucione të tjera.

Do kenë mbështetjen tonë maksimale, ky vendim e sjell në ligjshmëri Albanologjinë shqiptare por edhe e ngre në nivel më të lartë. Lexoni raportin, ligjin sepse janë të qarta arsyet e këtij riorganizimi.

Nuk po mbyllet, thonë që po zhduket, jo që nuk zhduket, por do marrë vendin që meriton, atje ku e meriton në Akademinë e Shkencave,

Sot ata që bërtasin janë përgjegjës që me veprimet apo mosveprimet e tyre e kanë lejuar të jenë në paligjshmëri., Jam krenare që po marrim hapin e duhur. Kam një listë të gjatë të studiuesve që e mbështesin këtë vendim dhe janë optimistë që do të ketë rezultate pozitive”, u shpreh Kushi.

Vendimi i Këshillit të Ministrave erdhi pasi një sërë personalitetesh dhe akademikë e kundërshtuan draftin që qarkullonte prej ditësh në media.

Anëtari i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga i shkruajti dje një letër kryeministrit Rama ku rendiste arsyet përse vendimi nuk duhej të miratohej.

Kundër këtij vendimi u shpreh edhe Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike, por që nuk u morën parasysh nga qeveria në mbledhjen e sotme.

 

Etiketa: albanologjiKryesore1Kushi

Lajme të lidhura

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve
Aktualitet

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Para
EMRAT/ Pjesë e Ndragheta, zbulohet identiteti i 4 shqiptarëve të arrestuar

EMRAT/ Pjesë e Ndragheta, zbulohet identiteti i 4 shqiptarëve të arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

Erind Goçlari dhe familja e tij është ndihmuar pas fushatës bamiirëse të hapur në Angli, ku janë mbledhur mbi 119...

Lexo më shumë
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com