GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkrirja e SPAK/ Berisha: Një prokurori që arreston tre liderë të opozitës është tërësisht politike

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkrirja e SPAK/ Berisha: Një prokurori që arreston tre liderë të opozitës është tërësisht politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha ka sulmuar sërish SPAK, duke e cilësuar atë si një institucion të politizuar që po ndihmon Edi Ramën për të eliminuar opozitën.

Ai theksoi se për PD, shteti ligjor është kushti i vetëm për një zhvillim të qëndrueshëm dhe për realizimin e programit të partisë. Berisha u shpreh me forcë se sistemi i drejtësisë aktual është i kontrolluar dhe politizuar, duke akuzuar prokurorinë për veprime që dëmtojnë opozitën dhe interesat demokratike. Ai kritikoi arrestimet dhe veprimet kundër liderëve opozitarë, duke i cilësuar ato si një shkelje të parimeve demokratike.

Fjala

Qëndrimi i PD është shteti ligjor, shteti ligjor dhe mbi të gjitha, shteti ligjor. Për PD shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri.
Është kushti i të gjitha kushteve për realizimin me sukses të të gjithë programit të saj.
Në këtë kontekst unë besoj fort tek shqiptarët, se një prokurori që arreston 3 liderët politikë, të tre partive kryesore opozitare, një prokurori që rrëmben mandate opozitës, të dhëna nga zgjedhësit, një prokurori që amniston krimin elektoral, një prokurori që arreston gazetarë, është fund e krye një prokurori politike, pavarësisht aktiviteteve të tjera.
Por për ta përmbledhur prapë, prokuroria që arreston lider të opozitës që Edi Rama të marrë mandatin, dhe nuk po e them unë këtë, por besoj se këtë e tha para Europës dhe botës zv/presidenti i SHBA JD Vance, i cili deklaroi në Mynih se, ju nuk mund të fitoni një mandat demokratik.
Nuk mund të fitoni një mandat demokratik, mund të rrëmbesh, por demokratik është fjala, duke censuruar oponentët tuaj, apo duke i burgosur ata, qoftë ai dhe lideri i opozitës.
Unë ju dftoj ju, shqiptarët, ai përshtaten njeriu më shumë këto fjalë profektike të zv/presidentit të SHBA-së JD Vance, se sa Edi Ramës.
Besoj e keni të qartë se, pikërisht në këto qëndrime është edhe ajo fotoja e munguar. Për atë foton e munguar që ta dini ju miq, u mobilizuan aviona dhe miliona. Por ajo fatmirësisht nuk shkrepi.
Dhe jo vetëm nuk u shkrep ajo fotoja, por u nxor nga arkiva një foto tjetër të cilën e ripostoi një nga dy kryestrategët botëror të fushatave elektorale, Cristopher LaCivita, me fjalët poshtë ‘kukulla dhe padroni, Edi dhe Aleksi’.
Por çfarë tha padroni, Aleksi? Po e ripublikoi me kërkesa të shumta. Dmth, meqë i fshiu nga mediat sociale në kulturën ‘woke’ Edi Rama fotot, po ua sjell unë shikuesve. Ishte e jashtëzakonshme, pavarësisht se është kundërshtar, por këtë ia bëri ai.
Ajo foto, të themi të vërtetën, kishte dhe një shkak tjetër madhor, sepse në qindra e qindra miliarda të vjedhura para të taksapaguesve amerikanë të Xhorxh Soros dhe para të USAID, në krye të piramidës së hajnisë ndërkombëtare është Edi Rama me bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten.
Tani le të dalë ai sa të dojë, por këto nuk i fsheh dot se janë dokumente ndërkombëtare që faktojnë se Linda dhe Delina kanë përfituar shuma përrallore nga paratë e taksapaguesve amerikanë, qoftë direkt nga USAID apo organizata të tjera ndërkombëtare në të cilat SHBA janë financues kryesor.
Tani të vijmë të pjesa përfundimtar.
Asnjë diskutim nuk ka që Shqipëria do të ketë prokurorinë më serioze në raport me ligjin, por Shqipëria kurrë nuk do të ketë një prokurori politike.
Jo. Shqipëria ka patur një Prokuroi të Krimeve të Rënda e cila ka vendosur para ligjit 1050 anëtarë të 204 organizatave dhe grupeve kriminale. Një prokurori në të cilën mandatet e arrestit nuk shiteshin në avancë, por ekzekutoheshin në 95% të tyre. Një prokurori e cila kishte kërkuar nga gjykata në shumë raste dënime për jetë dhe ishin dhënë dënime të tilla. Që i liroi Edi Rama.
Ata që duan të mendojnë se vërejtjet e mia për Skrapin e partisë kanë të bëjnë me, jo jo, kanë të bëjnë pikërisht për një prokurori  që nuk bën politikë, që nuk shndërrohet në satër për rotacionin, që nuk bën drejtësi të dirigjuar, që nuk shet dosje dhe nuk fle mbi krimin.

 

u shpreh ai..

Etiketa: berishaSpak

Lajme të lidhura

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës
Aktualitet

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës

19:48 - 11/09/26
Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë
Breaking Views

Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

19:37 - 11/09/26
Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës
Aktualitet

Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës

19:36 - 11/09/26
Para
Mesazhe e dedikime, çfarë publikoi viktima Kolë Manaj në rrjetet sociale për partneren që plagosi

Mesazhe e dedikime, çfarë publikoi viktima Kolë Manaj në rrjetet sociale për partneren që plagosi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës
Aktualitet

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës

19:48 - 11/09/26

Sot shënohet dita e 104-t e protestës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Protestuesit janë mbledhur sërish...

Lexo më shumë
Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

19:37 - 11/09/26
Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës

Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës

19:36 - 11/09/26
Ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, humb jetën 46-vjeçari në Patos

Ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, humb jetën 46-vjeçari në Patos

19:18 - 11/09/26
“Rebelohen” Braçe, Spiropali dhe Xhafaj? Asnjë njoftim prej tyre për angazhim në ‘Praninë Besnike’

“Rebelohen” Braçe, Spiropali dhe Xhafaj? Asnjë njoftim prej tyre për angazhim në ‘Praninë Besnike’

19:06 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com